Gropa të mëdha janë shfaqur në të gjithë Kroacinë qendrore pas tërmetit vdekjeprurës në dhjetor.
Referuar mediave të huaja, bëhet fjalë për një numër krateresh që janë gjetur në një rajon rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Zagreb.
Shkencëtarët kanë shkuar në Mecencani dhe fshatra të tjerë për të parë dhe studiuar gropat.
“Ato u shfaqën për shkak të përbërjes specifike gjeologjike të kësaj zone, pasi toka qëndron mbi shkëmbinj gëlqerorë të ngopur shumë me ujëra nëntokësore”, tha një gjeolog Terziç i Shërbimit Gjeologjik Kroat.
Para dy muajsh, shtatë persona gjetën vdekjen në Kroaci pasi një tërmet me fuqi 6.4 i shkaktoi dëme të mëdha në qytetin Petrinja. Që nga ajo kohë, rreth 100 gropa janë vërejtur në rajon.
Shumë prej tyre janë shfaqur pranë shtëpive dhe tokave bujqësore, duke bërë që të alarmohen banorët, ndërsa autoritetet lokale të këshillojnë për kujdes.
Ndërsa pamja e gropave nuk është e pazakontë pas aktivitetit të fortë sizmik, banorët janë befasuar nga numri që është gjetur dhe shpejtësia me të cilën ato u shfaqën.
Gjeologët kanë thënë se tërmeti përshpejtoi procesin e formimit të gropës që normalisht do të duhej me vite, nëse jo me dekada.
Ndërsa rajoni i Ballkanit qëndron në një “zonë të nxehtë”, tërmetet janë të zakonshme në Kroaci, por ato zakonisht nuk janë të forta.