• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Çmimet e perimeve, frutave dhe naftës u ulën gjatë pandemisë, por ja 2 produktet që u rritën deri në 60%

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Çmimet e perimeve, frutave dhe naftës u ulën gjatë pandemisë, por ja 2 produktet që u rritën deri në 60%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga janari 2020 në janarin 2021 çmimet e 45 artikujve kryesore të shportës kanë pësuar ulje deri në nivelet 40%.

Sipas një publikimi të veçantë të INSTAT që nuk përfaqëson treguesin e inflacionit, çmimet mesatare në vend gjatë periudhës së pandemisë kanë shënuar ulje, kjo tendencë ishte e dukshme edhe në muajin janar 2021. Sipas tabelave bashkëngjitur shihet se, domatet shënuan rënien me të madhe në janar në harkun kohor të një viti me 40 për qind.

Një kilogram domate u tregtua mesatarisht me 985.2 lekë në janar 2021 nga 158.7 lekë që ishte në janar të vitit 2020.

Pas domates, rënien më të madhe të çmimit e kanë shënuar limonët me -34 për qind dhe më tej kastravecët me -29, për qind, specat dhe me -21% dhe më pas nafta dhe benzina me nga 12 % ulje secila. Ulje kanë pësuar edhe qepët, uji dhe ullinjtë, portokallet dhe orizi.

Por ndërkohë problemet me zinxhirët e furnizimit kanë sjellë rritje për disa artikuj të tjera. Nga janari 2020 në janarin 2021 rritjen më të madhe e ka pësuar çmimi i vezës me 62 për qind. Sipas INSTAT një kokërr vezë u shit mesatarisht 25 lekë në janarin e këtij vit nga 15.4 lekë që ishte një vit më parë. Pas vezëve rritjen më të lartë në janar 2021 ë shënoi çmimi i vajit me 8.4%, sheqerit me 7.6%, sallamit me 5.7% kremviçeve me 5.7% , mjaltit me 5% etj.

Siç shihet nga të dhënat krahasuese të INSTAT çmimet e shportës kanë pësuar ulje të madhe për prodhimet vendase të fushës, teksa janë rritur kryesisht për mallrat e importit. Ekspertët bëjnë me dije ndryshimet janë nxitur nga vështirësitë në zinxhirët e furnizimit, teksa viti 2020 u karakterizua nga prodhime të bollshme bujqësore.

Sipërfaqet e mbjella me perime po zgjerohen vit pas viti. Në janar tregu u furnizua me domate dhe kastravecë e perime të tjera të prodhuara në vend si kurrë më parë. Arsyet lidhen me sasitë më të larta të prodhimit dhe një ecuri të dobët të konsumit për shkak të pandemisë. Kërkesa në eksport ra dhe gjithashtu konsumi vendas duke bërë që çmimi i perimeve në tregjet tona të arrite nivele shumë të ulta në raport me janarin 2021.

Në të kundërt u vu re një rritje e ushqimeve të përpunuara, kryesisht vaj, sheqer, sallam dhe vezë. Shumica e këtyre produkteve importohen nga jashtë. Gjatë vitit 2020 fabrikat në Europë janë përballur me vështirësi për shkak të pandemisë, ndaj furnizimet kanë qenë më të vështira dhe mallrat e tyre janë bërë më të shtrenjta.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2021 është 0,4 %, ky ishte niveli më i ulët që nga prilli i vitit 2016.

Revista Monitor

d11.jpg
d2.jpg

Pas

Mëngjesi nis me reshje shiu dhe dëborë, por kthesa vjen pasdite. Ja surprizat që sjell moti sot

Para

Rikthehen masat e ashpra në Itali/ Mbyllen shkollat e dyqanet, ja plani për vaksinimin

Para
Rikthehen masat e ashpra në Itali/ Mbyllen shkollat e dyqanet, ja plani për vaksinimin

Rikthehen masat e ashpra në Itali/ Mbyllen shkollat e dyqanet, ja plani për vaksinimin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar