• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Shqipëria në rrezik” Paralajmëroi një katastrofë, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për presidentin Meta

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Shqipëria në rrezik” Paralajmëroi një katastrofë, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për presidentin Meta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta lëshoi sot sërish akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën e përballimit të pandemisë së C OVID 19 dhe procesin e vaksinimit.

Presidenti Meta akuzoi qeverinë se “nuk ka një plan të qartë, transparent dhe të sigurt të furnizimit të popullatës me vaksina” e për pasojë sipas tij “vendi rrezikon një katastrofë epidemiologjike me pasoja të rënda për jetën e shëndetin e qytetarëve”.

Kreu i Shtetit kërkoi një rishikim të buxhetIt të Shtetit për t’I dhënë një mbështetje më të madhe sektorit të Shëndetësisë, pasi sipas tij “qendrat shëndetësore dhe shërbimet reanimatore nuk mund të lihen pa pajise jetëshpëtuese dhe pa barnat e domosdoshme”, sikundër dhe “mjekët e familjes dhe infermierët në qendrat shëndetësore nuk mund të lihen pa pajisje mbrojtëse” tha ai.

Qeveria nga ana e saj ka replikuar shpesh ndaj kritikave të ndryshme të kreut të Shtetit duke deklaruar se ai thjesht “po bën fushatë për ish partinë e tij Lëvizja Socialiste për Integrim”.

Autoritetet kanë theksuar se i qëndrojnë planit për realizimin e vaksinimit të plotë brenda 14 muajsh. Deri më tani janë kryer 4177 vaksinime, ndërsa brenda muajit mars pritet të mbërrijnë afro 40 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Rriten të shtruarit në spitale dhe viktimat në 24 orët e fundit

Situata e pandemisë në vend vijon të përkeqësohet, me një numër të rritur pacientësh në spitale dhe viktimash. Ministria e Shëndetësisë njoftoi pasditen e së premtes se në të 4 spitalet COVID të kryeqytetit dhe dy spitalet rajonale të Shkodrës dhe Durrësit po trajtohen 618 pacientë, numri më i lartë i rregjistruar deri më tani. Po ashtu, për herë të parë, rastet që trajtohen në terapi intensive arritën në 41 pacientë nga të cilët 12 janë të intubuar.

Edhe vdekjet në 24 orët e fundit shënuan numrin më të lartë, të rregjistruar vetëm një herë më parë në 5 dhjetor, me 19 viktima. Sipas njoftimit zyrtar bëhet fjalë për 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, dhe 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-82 vjeç.

Edhe rastet e reja mbeten në nivele të larta, në mesataren e ditëve të fundit. Nga 3848 testime kanë rezultuar pozitivë 1071 persona në 49 bashki të vendit: 397 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Fier, 51 në Gjirokastër, 49 në Shkodër, 36 në Lezhë, 35 në Korçë, 34 në Kavajë, 33 në Elbasan, 30 në Krujë, 25 në Sarandë, 24 në Berat, nga 18 raste në Durrës, Lushnje, 15 në Devoll, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, Mat, 12 në Delvinë, 10 në Kukës, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Dibër, Peqin, Bulqizë, 7 në Has, nga 5 raste në Tropojë, Pogradec, Kolonjë, nga 4 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Vorë, nga 2 raste në Mirditë, Ura Vajgurore, Shijak, dhe nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, Patos, Cerrik, e Poliçan.

Edhe pozitiviteti është po ashtu sa mesatarja e javës së fundit (9 Shkurt – 15 Shkurt), në nivelin e 27.7 përqind, ndërsa një ditë më parë kishte kapur kuotën e 28.5 përqind./VOA

Pas

E papritur/ Eneda Tarifa ikën nga “Portokallia”, njofton vendimin: Rrugëtimi im përfundon këtu

Para

Njihet si ‘bossi’ i dr*gës në Ballkan, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Serbi

Para
Njihet si ‘bossi’ i dr*gës në Ballkan, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Serbi

Njihet si ‘bossi’ i dr*gës në Ballkan, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Serbi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar