Fqinji ynë, Kosova ka shënuar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 178 raste të reja me Covid, nga 2.040 testime të kryera.
Raportohet vetëm një i vdekur nga virusi.
Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.545 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946.