• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E imagjinoni qametin që do ishte bërë po të mos më kishit zgjedhur mua”, Rama bën deklaratën e papritur

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“E patolerueshme” Rama paralajmëron politikanët për mbledhjet në salla: Përfshirë dhe ata të partisë time
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili synon një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit i ka mbetur ora në vitin 2013, dhe nuk nguron t’iu përmendë shqiptarëve qametin hipotetik që do të kishte ndodhur nëse ata nuk do ta kishin zgjedhur në krye të qeverisë.

Siç e ka bërë zakon, me krahasimin e pamjeve, bardh e zi dhe me ngjyra, Rama thotë se ndryshimi i spitaleve gjatë qeverisjes së tij është më shumë se i dukshëm, por sipas tij kjo nuk mjafton. Për të çuar deri në fund planet e tij, edhe pse ka në qeveri 8 vite, Rama kërkon mandatin e tretë, në mënyrë që shëndetësia falas që premtoi, të mund të bëhet sadopak realitet.

Postimi i Ramës:

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje!





Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave! Prandaj na duhet Mandati i Tretë.

Këto deklarata e mburrje të Ramës vijnë në një kohë kur spitalet Covid në vendin tonë janë në gjendje kolapsi, ku Sanatoriumi dhe Infektivi nuk kanë më vende të lira, e ku shumë njerëz shohin si rrugë alternative kurimin në banesë, e madje edhe marrjen e oksigjenit në kushte shtëpie.

Ditë pas dite në media janë bërë publike raste ku qytetarë shprehen se u është refuzuar ndihma mjekësore në spitale, ndërsa një denoncim të fortë bëri jo më larg se dje djali i neurologut Ali Kuqo, i cili humbi jetën si pasojë e Covid 19. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehej se babait të tij i ishte refuzuar ndihma mjekësore nga shefja e Infektivit Najada Çomo.

Por ku nuk është rasti i vetëm, pasi mijëra shqiptarë janë detyruar të futen në borxhë për trajtimin e Covidit, që qeveria e Edi Ramës tha se do të rimbursonte kostot, por përfitimet reale nuk i ka parë askush.

E në mesin e një situate të tillë kaotike, deklaratat e Ramës nuk janë veçse propaganda e radhës e Ramës, në përpjekje për të fituar ca vota më shumë në zgjedhjet e Prillit, në një kohë që familjet shqiptare përveç pasojave mjekësore, vuajnë edhe përballjen me vështirësitë ekonimike që u shkakton trajtimi i rasteve Covid./Faxwweb

Pas

Britania e Madhe kërkon 90 të rinj vullnetarë, arsyeja është absurde

Para

Vaksinimi i personave me virus/ Krye-vaksinuesit i bie të fikët, niset me urgjencë në spitalin rajonal

Para
Tiranë/ Shpërthen në flakë një apartament, zjarrëfikësja urgjent në vendngjarje

Vaksinimi i personave me virus/ Krye-vaksinuesit i bie të fikët, niset me urgjencë në spitalin rajonal

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

nga Fast News
16:00 | 22/12/2025
0

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

nga Fast News
15:30 | 22/12/2025
0

Doganat në punë 24 orë për festa, synohet shmangia e fluksit nga bizneset

Doganat në punë 24 orë për festa, synohet shmangia e fluksit nga bizneset

nga Fast News
15:00 | 22/12/2025
0

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

nga Fast News
14:30 | 22/12/2025
0

Recent News

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

16:00 | 22/12/2025
Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

15:30 | 22/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar