Në konferencën që po mban aktualisht me gazetarët, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza për drejtuesit e mediave.
Teksa po fliste për përgjimet e anti-mafias në Itali, kreu i qeverisë ka deklaruar se drejtuesit e mediave shtrihen nëpër kolltuqe njësoj si derrat e kënaqur të Migjenit.
“Ju që e luftoni mafian, ata që e luftojnë mafian shtrirë nëpër kolltuqe si derrat e kënaqur të Migjenit e mbajnë shqiptaret me dokrra e bëjnë si ekspertë të luftrave e janë më të korruptuar e inkriminuar se gjithë ne së bashku po e po, se as unë e as ju nuk hyjmë në këtë kategori por dhe më keq se ata që i përkasin botës së krimit.”-tha Rama.