Të gjithë e njohin me emrin Paloma.
Bëhet fjalë për gazetaren Rudina Demneri, e cila së fundmi ka vendosur të tregojë detaje gjatë karrierës së saj në media.
E ftuar në emisionin ‘Wake Up’, Paloma rrëfeu një ndër incidentet e saj më të sikletshme.
“Unë për shembull i thashë Fatos Nanos, a do bëjmë seks bashkë? Ndërkohë që kishte bashkëshorten aty. Dhe nuk e di, për një moment mendova se aty erdhi fundi, do haja ndonjë shuplakë ose nga ai ose nga ajo.
E kisha të stisur pyetjen, sigurisht, jo se doja të shkoja vërtetë me të. Doja ta ftoja në një takim pijesh, sepse thuhej se Fatos Nano pinte shume alkool dhe ne donim të dinim nëse është e vërtetë kjo ose jo. Dhe unë fillova ta ngacmoja”, kujtoi Paloma duke qeshur.