• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas, gati nisja e punimeve

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas, gati nisja e punimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditët e fundit të dhjetorit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi se punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe zgjatimit të ri në Rinas pritet që të nisin këtë janar.

Në vazhdë të kësaj deklarate edhe pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është dorëzuar Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për këtë projekt të rëndësishëm duke i hapur kështu rrugë vazhdimit të punëve civile. Në dokument bëhet një përmbledhje e gjendjes aktuale të linjës hekurudhore, ndikimet që do të ketë puna në këtë projekt në mjedisin përreth.





“Linja hekurudhore Tirane- Durrës kalon në zona me karakter agrar dhe shpesh herë urbane. Gjithashtu edhe linja e re Tirane Rinas kalon në zonë rurale agrare. Projekti i kësaj linje do të përshkojë lumin Tirana dhe Lana nëpërmjet urave kështu që do të ketë një ndikim minimal të ekosistemeve në brigjet e këtyre lumenjve gjatë fazës së ndërtimit “thuhet në VNM.

I njëjti bën një paraqitje të disa elementëve të tjerë që lidhen me biodiversitetin dhe identifikimin e ndikimeve të mundshme negativë në mjedis.

Miratimi i VNM nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është një hallkë e rëndësishme që lejon më pas nisjen e punës në terren. Ndonëse për momentin projekti më afër zbatimit është Tiranë-Durrës pjesë e strategjisë së zhvillimit të sektorit janë edhe disa linja të tjera, shkruan Monitor.

“Hekurudhat në këto 3 dekada kanë qenë të harruara dhe kjo do të jetë puna e parë e madhe, e rëndësishme që do ti hapë rrugë edhe shumë akseve të tjera, të cilat janë në këtë moment janë në proces dhe sipas radhës që nga Tirana Durrës me të cilët fillon puna deri në hekurudha të tjera si ajo e Korçës, që do lidhet me Selanikun, përmend edhe hekurudhat që kanë lidhje me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, një ide e ardhshme do të jetë edhe ajo me Kosovën” u tha nga MIE gjatë bilancit të fundvitit.

Kompania italiane INC S.P.A u shpall fituese

Në muajin tetor Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim bëri me dije se kompania italianë INC S.P.A ishte fituesja e garës për projektin e rehabilitimit të lidhjes hekurudhore 34.2 km midis Tiranës (terminalit të Transportit Publik të Tiranës) dhe qytetit të Durrësit si dhe ndërtimin e rreth 5 kilometrave të linjës së re hekurudhore midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit.

Gjithsej kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (ËBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Fillimisht projekti parashikohej të mbaronte në terminalin e transportit publik në Tiranë (ku është sot terminali i autobusëve). Por, për shkak të humbjes së pasagjerëve me largimin e stacionit të trenit, është vendosur që të zgjaten edhe disa kilometra hekurudhë, në mënyrë që vetëm terminali i pasagjerëve të jetë afër ish-stacionit të vjetër të trenit, rreth 200 metra larg parkimit të sotshëm.

Pas

Një nga kritikuesit më të mëdhenj të Ramës/ Habit Bushati, tregon dy vendimet për të cilat mbështet kryeministrin

Para

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta/ Cilat janë surprizat e motit për sot

Para
“Në këto zona priten reshje” Rënie drastike e temperaturave, metereologia tregon ndryshimin e motit ditët në vazhdim

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta/ Cilat janë surprizat e motit për sot

Të Gjitha

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

nga Fast News
09:15 | 26/07/2025
0

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

nga Fast News
08:45 | 26/07/2025
0

5 taktika për të blerë më lirë

5 taktika për të blerë më lirë

nga Fast News
08:15 | 26/07/2025
0

Recent News

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

10:00 | 26/07/2025
Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

09:15 | 26/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar