Ditën e sotme në programin “Përputhen” ka patur një debat të ashpër mes dy konkurentëve, Andit të parë dhe Andit të ri nga Kosova.
“Mollë sherri” për këtë ka qenë Tea, edhe ajo një nga konkurentet më të forta.
Kjo pasi Andi i ri nuk heq dorë që ta bëjë për vete dhe thotë se nëse ajo do të heqë dorë nga Andi, atëherë do të bëjë çmos që të kenë diçka bashkë e pse jo të dalin të përputhur.
DEBATI NE STUDIO:
Andi 1 : Kush je ti? Je më trim që shprehesh kështu?
Andi 2: Unë s’jam kurrkush, ti a po e thua vetë që jemi duke u njohur
Andi 1: Unë kshu e ndjej.
Andi 1: Mos përfito nga emisioni, nuk mund të ngacmosh ti një person që një tjetër pretendon ta ketë në krah. Pse e ngacmon?
Andi 2: Nuk po e ngacmoj, kam shprehur pëlqim ndaj saj.
Andi 2: Unë përderisa jam këtu jam single do të thotë që do të njoh.
Andi 1: S’mund të ngacmosh dikë që unë e kam në zemër.