• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ja pse nuk i morëm të gjitha vaksinat” Rama tregon arsyen në sy të deputetëve në Kuvend

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Ja pse nuk i morëm të gjitha vaksinat” Rama tregon arsyen në sy të deputetëve në Kuvend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë fjalës së tij në Kuvend seancën e sotme, kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe marrëveshjen e arritur nga qeveria me kompaninë Pfizer, për vaksinën anti-C OVID19.

Ai deklaroi se Shqipëria është në negociata me të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina, që të sigurohen sa më shumë të tilla.

Ndërkohë ai ka zbuluar dhe arsyen se përse nuk ka porositur nga Pfizer të gjitha vaksinat që i duhen Shqipërisë.

Sipas tij, çmimi që është fiks dhe elementet e e tjera të sigurisë kanë bërë që qeveria të sigurojë vetëm një pjesë të dozave që na duhen, ndërsa shtoi se ende nuk dihet se kur do të fillojë shpërndarja e vaksinave nga platforma COVAX.

“Kemi dakordësuar me Pfizerin për 500 mijë doza dhe me kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh për nevoja potenciale të mëtejshme, pasi qëllimi ynë ka qenë të sigurojmë një sasi vaksinash, duke patur parasysh raportin e sasisë me planin kombëtar të vaksinimit, duke mos harruar se janë një sërë vaksinash të tjera, qoftë ato që tani më presin aprovimin, qoftë vaksina AstraZeneca që është aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe rpet aprovimin nën nivelin europian apo edhe vaksinat që janë në dalje e sipër. Do të ishte e nxituar dhe e gabuar që të kontraktonim menjëherë të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave, duke patur parasysh edhe çmimin fiks dhe i panegociueshëm por edhe procesin e vaksinimit, që është një proces me 2 doza dhe me një sërë elementësh të tjerë sigurie që ne i kemi garantuar por në tërësinë e vet kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjerat.

Kemi siguruar akses me Pfizer-in për doza të mëtejshme por edhe i kemi lënë vetes hapësirë për të marrë vaksina të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme me kompanitë apo me shtete të tjera, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes është një proces shumë më i ndërlikuar. Edhe OBSH ka folur me një shqetësim jo të vogël për katastrofën morale për mos garantin të aksesit në vaksinim. Sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend i rajonit nuk ka filluar vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit kanë parapaguar për të marrë vaksinën përmes COVAX-it, një platformë e krijuar për t’u dhënë mundësi vendeve për të aksesuar vaksinën, por kjo platformë ende nuk është hapur. Flitet se do të nisë së shpejti por askush nuk e di se kur”, tha Rama.

Pas

E bëri baba për herë të tretë/ Zbulohet partnerja misterioze e Sokol Ballës, ish-banore e Big Brother 9

Para

Plas sherri te ‘Përputhen’/ Konkurrentët përleshen me njëri-tjetrin, ja çfarë ndodhi në studio

Para
Plas sherri te ‘Përputhen’/ Konkurrentët përleshen me njëri-tjetrin, ja çfarë ndodhi në studio

Plas sherri te ‘Përputhen’/ Konkurrentët përleshen me njëri-tjetrin, ja çfarë ndodhi në studio

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar