Ditën e sotme Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik të forcës së tij politike.
Kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se do të angazhohet maksimalisht që ekonomia në Shqipëri të rimëkëmbet.
“Ti kthejmë Shqipërinë, shqiptarëve” tha kreu i PD, ndërsa tregoi disa nga angazhimet që do të bëjë që ditën e parë kur të marrë detyrën si kryeministër.
Basha është shprehur se do të angazhohet për minimumin 110.000 vende pune, rritjen e pagës minimale dhe të pensioneve. Ai tha se qeveria do të paguaj 100% intreresat bankare për të gjithë ata që do blejnë një banesë.
PJESE NGA FJALA:
Kemi punuar për një plan që do rikthejë Shqipërinë. I kemi kushtuar shumë kohë. Këtë herë duam të sjellim një program punë një program qeverisje, jo thjesht politike apo fushatë politike.
Megjithatë jam i vetëdishëm, shumë prej jush, keni dëgjur kaq shumë premtime. Jeni lodhur nga ata që ju premtojnë botën dhe nuk ju dhanë asgjë. Unë nuk kam dalë të premtoj gjëra që nuk do bëhen realitet. Nuk janë premtime janë angazhime të padiskutushme të miat si kryeministër. Një kryeministër që nuk është i afrët
Unë marrë këtë barrë të përgjegjësisë para jush, jo pas 8 vite, por në 4 vitet e para, ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri, të sjellim një qeveri që kujdeset për veten. Unë mund të premtoj 500 mijë vende punë, por do ishte manipulim, koha e metrapazeve politikë, ka mbaruar. E keni parë se cfare kanë bërë për ju dhe se cfarë kanë marrë vër vete.
Dyfishimi është i të ardhurave për frymë është një nga angazhimet tona.
“Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme. Nuk do të ketë më familje shqiptare që do të vuajnë për bukën e gojës, ujë dhe drita. Kjo plagë e tmerrshme është zmadhuar dhe dhëmbë sot më shumë se kurrë më parë. Nuk do të kemi më ministra që shumëfishojnë pasuritë si në administratën e Ramës, por do të punojmë fortë për të zhdukur mjerimin, varfërinë ekstreme në familjet shqiptare, dhe hapi i parë do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Për të gjitha familjet në nevojë, shumë prej të cilave sot janë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50% ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme. Javët në vijim shpalosja e ofertës tonë do të bëjë qartë kategori për kategori, familje për familje për çdo trevë shqiptare, për çdo fasho të të ardhurave të çdo individi apo familje, profesione, moshë, benefitet direkte të këtij programi për ju dhe familjet tuaja.
Shtresa e mesme është motori i zhvillimit, sepse nxit transformimin e shoqërisë, nxit inovacionin dhe ecjen përpara të ekonomisë. Një shtresë e mesme e fortë është po kështu garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit. Një shtresë e mesme e fortë është faktor kyç për nxitjen e rritjes ekonomike. Rritja e mirëqenieve të familjeve shqiptare nuk është slogan sepse mirëqenia lidhet direkt me shëndetësinë, me shëndetin, pra me jetëgjatësinë dhe me gjithçka që ka të bëjë me të përditshmen e shqiptarëve, ndaj dhe programi ynë do ta bëjë Shqipërinë një vend ku zhvillimi të marrë hov në çdo fushë, dhe përfitimi të ndihet nga çdo shqiptar. Një Shqipëri e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e 10 vetëve siç është sot. Familja është në qendër të politikave tona.
Familja shqiptare është qendra, shtylla e politikave tona. Shqipëria do të fitojë me familje më të arsimuara, ma familje me të ardhura të sigurta, me familje që marrin mbështetje nga shteti dhe që paguajnë taksa të ulëta, të cilat do të ulin shpenzimet familjare dhe do të rrisin mirëqenien.
Rinia ka qenë është dhe do të jetë në këtë program fokusi kryesor i imi personal dhe i politikave tona.
Rinia shqiptare është fokusi i këtij programi dhe e ardhmja e vendit, çdo masë, reformave fiskale, taksave, fushës së arsimit, politikat e nxitjes së investimeve të punësimit kanë për qëllim kryesor promovimin e të talentuarve dhe të aftëve dhe thithjen e talenteve të reja.
Largimi i të rinjve, largimi i potencialeve njerëzore është një katastrofë kombëtare dhe ndoshta çështja më e rëndësishme që do të ndikojë në të ardhmen tonë. Kjo qeveri jo vetëm e la këtë çështje në harresë të plotë, por nxiti emigrimin më masiv ndër dekada, si rezultat çdo familje shqiptare është prekur nga ky fat, çdo prind pyet çdo ditë, si do t’ja bëjmë me fëmijët? Si do të mundësojmë që ata të ndërtojnë një jetë të mirë dhe normale në Shqipëri. Zgjidhjet e planit tonë i japin përgjigje këtyre dilemave jetike, të çdo prindi, të çdo familje shqiptare dhe tani ë lejoni të ndaj me ju disa prej çështjeve kryesore të planit tonë, të cilin do ta vëmë në zbatim së bashku duke nisur nga dita e parë e punës si kryeministri juaj.
Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, përmes përmirësimit klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja. Në shpalosjen e këtij programi, sot dhe në ditët në vazhdim ne do të shpjegojmë ofertën tonë në të gjitha rrafshet, do të përmirësoj klimën e biznesit për biznesin dhe sipërmarrjen shqiptare, por po kështu për investitorët e huaj. Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi që njerëzit të investojnë tek vetja e tyre dhe fëmijët e tyre.
Paga minimale 36.000 lekë të reja në muaj. Zotimi im i para dy viteve është pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja do bëhet duke krijuar lehetësira për bisnesin.
Unë angazhem të ul taksën në 9% duke ruajtur fashën mbrojtëse. Ulje të 18% e sigurimieve shoqërore për të vetë punësuarit.
Do rrisim pensionin për 650.000 për pensionistët. Angazhohen të ul çmimin e energjisë elektrike dhe karburanteve do i vijë në ndihmë të gjithë familjeve shqipatre. Mbulim të tarifave për studentët që vijnë nga familje të varfëra. Aktivitete pas shkollës dhe ushqim falas për nxënësit.
Banus për 3.000 lekë për cdo bebe. Do paguaj 100% interesa bankare për të gjithë ata që do blejnë një banesë. 1000 milion