• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vijon situata shqetësuese/ Dalin shifrat: Ja sa persona kanë humbur jetën dhe sa të infektuar ka për 24 orë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vijon situata shqetësuese/ Dalin shifrat: Ja sa persona kanë humbur jetën dhe sa të infektuar ka për 24 orë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Me anë të njoftimit të përditshëm zyrtar, edhe ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka komunikuar shifrat më të fundit përsa i përket situatës së pandemisë në Shqipëri.

Mësohet se në 24 orë janë kryer 1963 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë, numër ky më i ulët se ai që u raportua dje.

Por pavarësisht përpjekjes së mjekëve kanë ndërruar jetë 17 persona, duke e çuar në 922 numrin total të jetëve të humbura.

Fatmirësisht janë shëruar 563 qytetarë në vetëm 24 orë.

C.OVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1963 testime, 563 të shëruar, 695 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Në 24 orët e fundit paraqitet si vijon janë kryer 1.963 dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelenë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet C.OVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet C.OVID:

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për C.OVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të qytetarëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga C.ovid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

C.OVID-19 – Statistika (07 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         695

Të shëruar ne 24 orë      563

Të shtruar në spitale      463

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore              1.963

Testime totale           205.971

Raste pozitive            43.683

Raste të shëruara       22.180

Raste Aktive             20.581

Humbje jete              922

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11041

Fier                  1612

Durrës             1349

Korçë  1122

Vlorë  1037

Shkodër            903

Elbasan            872

Lezhë  740

Berat  701

Gjirokastër  518

Kukës  434

Dibër  252

Pas

Sot nisën testet e shpejta në Tiranë: Janë efektive në 5 ditët e para kur virusi është në trup, ja kush testohen të parët

Para

“Marsi vjen shpejt” Zagani lëshon paralajmërimin e fortë për Saimir Tahirin: Presim e të shohim

Para
“Marsi vjen shpejt” Zagani lëshon paralajmërimin e fortë për Saimir Tahirin: Presim e të shohim

“Marsi vjen shpejt” Zagani lëshon paralajmërimin e fortë për Saimir Tahirin: Presim e të shohim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar