• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Arsimi në zi/ Ndahet nga jeta profesori i njohur, ish-rektor i Universitetit të Elbasanit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Arsimi në zi/ Ndahet nga jeta profesori i njohur, ish-rektor i Universitetit të Elbasanit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i hidhur vjen së fundmi nga bota e arsimit shqiptar.

Mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Prof Dr Mehmet Çeliku, ish-rektor i Universitetit të Elbasanit.

Ai u lind më 15 janar 1936 në Elbasan dhe gjatë jetës së tij akademike numëron më shumë se 200 tekste gjuhësore.

“Profesori i nderuar Mehmet Çeliku nuk është më mes nesh. Por shembulli i tij, energjia e pashterur për kërkimin shkencor, përkushtimi ndaj gjuhësisë shqiptare, dashuria për shqipen, zotësia e tij si mësimdhënës prej dhjetëra vitesh do të frymëzojnë gjithnjë të gjithë ata që e patën njohur dhe bashkëpunuar me të: studentë, mësues, gazetarë, botues, pedagogë, profesorë, dashamirës të gjuhës”, njoftojnë kolegët e tij.

Nga bankat e Normales do të vazhdonte Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë në degën Gjuhë-Letërsi. Pas përfundimit me nota mjaft të mira vazhdoi studimet pasuniversitare si Kandidat i Shkencave me temë disertacioni “Gegërishtja Jugperëndimore”, docent në vitin 1984 me temë “Probleme të morfologjisë” për të vazhduar më pas shkallët në Doktor i Shkencave me temë disertacioni “Format e Pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”. Në vitin 1994, Çeliku ka marrë titullin profesor me temën “Tipat e fjalive të thjeshta”.

Në karrierën e tij profesionale, Mehmet Çeliku njeh disa stade nga bashkëpunëtor shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, në dialektolog, bashkëhartues i Gramatikës së Akademisë për vëllimin 2.

Në fillimet e tij, Çeliku do të jepte mësim edhe në institutin dyvjeçar në Tiranë për të kaluar më pas nga viti 1973 e në vazhdim si pedagog i Universitetit të Elbasanit. Karriera nuk do të ndalej këtu pasi si Përgjegjës i Katedrës së Gjuhës, ai do të jepte një kontribut të theksuar për konsolidimin e disa degëve.

Karriera e shkëlqyer e çon drejt pozicionit të Rektorit për 4 vjet deri në vitin 1996. Ndërkohë profesori i nderuar për shumë breza do të ftohej nga Partia Republikane si kandidat nga Shoqëria Civile duke u zgjedhur në këtë mënyrë deputet në një mandat 4-vjeçar duke përfaqësuar Elbasanin.

Një tjetër humbje e madhe/ Ndahet nga jeta profesor doktori i njohur

Pas

Çfarë po ndodh? Pas Kroacisë dhe Italisë, një tjetër tërmet bie në Greqi

Para

“Më fal që nuk ta hoqa dot maskën” Mjeku i kërkon ndjesë vogëlushes në studio, por ka dhe një lajm të mirë

Para
“Më fal që nuk ta hoqa dot maskën” Mjeku i kërkon ndjesë vogëlushes në studio, por ka dhe një lajm të mirë

“Më fal që nuk ta hoqa dot maskën” Mjeku i kërkon ndjesë vogëlushes në studio, por ka dhe një lajm të mirë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar