Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Liderët e Ballkanit dhe BE-së, nesër në Sofje për tregun e përbashkët rajonal

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Liderët e Ballkanit dhe BE-së, nesër në Sofje për tregun e përbashkët rajonal
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e nesërme, drejtuesit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian do të takohen në Sofje, në kuadër të procesit të Berlinit, ku duhet të miratohet një plan për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. CEFTA do të marrë një rol aktiv në zbatimin e aktiviteteve kryesore nga plani në fjalë.

Ballkani Perendimor po paraqet një Plan Veprimi për një Treg të Përbashkët Rajonal (CRM) që do të zbatohet deri në fund të vitit 2024. Kjo agjendë ambicioze përbëhet nga veprime të synuara në katër fusha kryesore:

. zona e tregtisë rajonale: lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve



  • zona e investimeve rajonale, që synon të harmonizojë politikat e investimeve me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare dhe për të promovuar rajonin për investitorët e huaj dhe ata brenda-rajonalë;
  • zona dixhitale rajonale, për të integruar Ballkanin Perëndimor në tregun dixhital pan-Evropian; dhe
  • zona rajonale industriale dhe inovative, për të transformuar sektorët industrialë, për të formuar zinxhirin e vlerës që ata i përkasin dhe për t’i përgatitur për realitetin e sotëm dhe sfidat e së nesërmes.

·         CEFTA do të ketë rol thelbësor për zbatimin e aktiviteteve kryesore në fushën e tregtisë rajonale, por edhe në fusha të tjera të planit, së bashku me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Komunitetin e Transportit dhe partnerë të tjerë. CEFTA synon zgjerimin e tregtisë rajonale të mallrave dhe shërbimeve, krijimin e një mjedisi tërheqës për investime dhe kontribut në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin midis palëve.

Sa i përket – Tregut të Përbashkët Rajonal , kjo marrëveshje e rëndësishme tregtare rajonale do të përqendrohet veçanërisht në veprimet e mëposhtme:

·         Të përshtat Korsitë e Gjelbërta (Green lanes) dhe të vë në dispozicion shërbimet 24/7 në rrjetin e zgjeruar të PKK-ve dhe të prezantojë Korsitë e Gjelbra në PKK-të me BE-në dhe aktivitete të tjera që synojnë uljen e kohës së pritjes me 30%;

• Programet e Njohjes së Ndërsjellë – shtatë dokumente me një të vetëm që njihen në të gjitha palët;

• Vendosja e tregut rajonal të tregtisë elektronike duke miratuar rregulla thelbësore të harmonizuara, duke thjeshtuar procedurat doganore dhe duke siguruar shpërndarjen efikase në tregun e CEFTA-së;

• Shkëmbimi sistematik i të dhënave elektronike (SEED +);

“CEFTA do të marrë një rol aktiv për të siguruar zbatimin e shpejtë dhe të sigurtë të disa prej veprimeve kryesore në shënjestër, siç janë Korsia e Gjelbër ose shkëmbimi sistematik i të dhënave elektronike. Ne besojmë se pandemia aktuale Covid-19 ka përshpejtuar më tej ambicien drejt një bashkëpunimi më të mirë dhe më të lehtë rajonal, dhe të gjithë kemi punuar shumë për të kontribuar. Plani i veprimit ofron udhëzime të qarta për katër vitet e ardhshme dhe CEFTA pret që të kontribuojë në një treg të përbashkët më të begatë dhe duke gjeneruar mundësi të reja për palët e CEFTA-së. ” u tha nga Z. Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA, i cili do të marrë pjesë në këtë takim.

Krijimi i Tregut të Përbashkët Rajonal do të kontribuojë në vendosjen e rajonit në hartë për investitorët globalë që kërkojnë të zvogëlojnë distancën me tregjet e BE-së dhe të diversifikojnë furnizuesit e tyre, duke krijuar kështu vende pune, duke ofruar zgjedhje më të mëdha me çmime më të ulëta për konsumatorët e tyre dhe duke u mundësuar njerëzve të punojnë në të gjithë rajonin.

Ky treg rajonal më i madh do të jetë një gur-themel për firmat Ballkani Perendimor për t’u integruar më mirë në zinxhirët evropianë të vlerës dhe për të forcuar konkurrencën e tyre në tregun evropian dhe global. Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor i rajonit në këtë ndërmarrje.

Pas

E keni fytin të acaruar? Provoni këto kura natyrale në shtëpi, do ju qetësojnë dhimbjen

Para

Do kemi izolim të dytë? Komiteti i Ekspertëve del në konferencë të jashtëzakonshme, ja çfarë pritet të ndodhë

Para
Do kemi izolim të dytë? Komiteti i Ekspertëve del në konferencë të jashtëzakonshme, ja çfarë pritet të ndodhë

Do kemi izolim të dytë? Komiteti i Ekspertëve del në konferencë të jashtëzakonshme, ja çfarë pritet të ndodhë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

nga Fast News
10:35 | 23/11/2026
0

Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

nga Fast News
09:15 | 23/11/2026
0

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

Rama në Manastir: Bibliotekë dixhitale për gjuhën shqipe dhe diasporën

nga Fast News
22:08 | 22/11/2026
0

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

nga Fast News
20:25 | 22/11/2026
0

Recent News

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

Banka Botërore: 929 milionë dollarë investime private dhe deri në 18 mijë vende të reja pune në Shqipëri

10:35 | 23/11/2026
Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

Nafta nis javën në rënie, tensionet në Hormuz mbajnë tregun në alarm

09:15 | 23/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora