Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lajm i hidhur për muzikën shqiptare, ndërron jetë bilbili i këngës popullore

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
Lajm i hidhur për muzikën shqiptare, ndërron jetë bilbili i këngës popullore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i hidhur vjen sot për botën e muzikës shqiptare.

Mësohet se është ndarë nga jeta bilbili i këngës popullore Sali Brari.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, që me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të artistit të ndjerë.

“Lamtumirë – Bilbilit të këngës popullore Sali Brari.

Shtegtoi edhe një bilbil….

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të artistit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtari me vokalin e veçantë, artisti me aftësi të rralla, Sali Brari.

Sali Brari u lind në Tiranë më 18 maj të vitit 1935. Që në shkollën fillore u shpërfaq talenti i tij me zërin e ëmbël e të ngrohtë, duke u aktivizuar në aktivitetet muzikore të asaj periudhe. Në vitin 1956, Sali Brari u emërua këngëtar pranë Estradës së Shtetit. Me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në vitin 1957, ai iu bashkua kësaj trupe, derisa sa doli në pension. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu edhe Liceun Artistik pranë degës e kantos.

Në repertorin e Sali Brarit gjejmë një larmi këngësh popullore, këngë të përpunuara, këngë popullore të krijuara nga kompozitorët tanë, deri tek interpretimi prej tij në operetën “Vjeshtë e artë” e kompozitorit Tish Daija si dhe opera “Skënderbeu”.

Sali Brari shndriti në çdo shesh e në çdo skenë të vendit. Po aq i suksesshëm ishte edhe në turnetë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Europë, Azi e Afrikë, duke i mahnitur të huajt me fuqinë interpretative dhe zërin aq të veçantë e melodioz. Për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e interpretimit të muzikës popullore, Kuvendi Popullor e ka vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë.

Në emër të drejtuesve dhe artistëve, TKOBAP i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë të artistit Sali Brari.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin e TKOBAP.

 

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Shtrëngohen sërish masat në Greqi/ Merret vendimi më i fundit, ja ç’ndodh pas të hënës

Para

“Njerëzit u lanë pa kuruar” Trondit mjekja italiane: Mbërritën në spital në gjendje kritike, një katastrofë

Para
“Njerëzit u lanë pa kuruar” Trondit mjekja italiane: Mbërritën në spital në gjendje kritike, një katastrofë

“Njerëzit u lanë pa kuruar” Trondit mjekja italiane: Mbërritën në spital në gjendje kritike, një katastrofë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

EasyPay sjell transfertat SEPA në aplikacion: një hap i ri drejt mënyrës së re të menaxhimit të financave

EasyPay sjell transfertat SEPA në aplikacion: një hap i ri drejt mënyrës së re të menaxhimit të financave

nga Fast News
23:47 | 18/08/2026
0

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

nga Fast News
14:44 | 18/08/2026
0

Ferrari vendos rekord, makina e parë elektrike shitet në ankand për 40 milionë dollarë

Ferrari vendos rekord, makina e parë elektrike shitet në ankand për 40 milionë dollarë

nga Fast News
10:50 | 18/08/2026
0

Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat

Miliona euro fitime nga ndjekësit dhe shitjet oline, Tatimet “zbarkojnë” tek influencerat për taksat

nga Fast News
10:22 | 18/08/2026
0

Recent News

EasyPay sjell transfertat SEPA në aplikacion: një hap i ri drejt mënyrës së re të menaxhimit të financave

EasyPay sjell transfertat SEPA në aplikacion: një hap i ri drejt mënyrës së re të menaxhimit të financave

23:47 | 18/08/2026
Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

Më pak fason, më shumë vlerë! A po ndryshon modeli i eksporteve shqiptare?

14:44 | 18/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora