Të gjithë flasin për rëndësinë e identifikimit të gungave në gjinj sa më shpejt të jetë e mundur. Por a e dini se ka një mori simptomash më pak të njohura të kancerit të gjirit që mund të mos shfaqen gjatë një testi me duar (prekje) ose mamografi?
Rrrjedhje e thithkave
Rrjedhja e pazakontë nga thithkat mund të jetë tregues se diçka nuk shkon mirë në gji.
Sipas Marisa Weiss, MD, onkologe e gjirit dhe themeluese e BreastCancer.org, rrjedhja që është e përgjakur ose rozë dhe në përgjithësi vetëm në njërën anë mund të tregojë prezencën e kancerit në indin e gjirit, veçanërisht nëse është e vazhdueshme.
Ndryshimet e lëkurës
Ndryshimet e lëkurës janë në të vërtetë një nga shenjat më të zakonshme më pak të njohura të kancerit të gjirit. Dallimet e lëkurës si trashja dhe ndryshimi i ngjyrës mund të tregojnë praninë e kancerit inflamator të gjirit.
Formë e re ose rritje në madhësinë e gjoksit
Një gji i zmadhuar, veçanërisht nëse ënjtja është e izoluar në një gji, ose një ndryshim në formën e gjirit, mund të tregojë se ka probleme brenda indeve.
“Një formë e pazakontë ku kontura shtrembërohet dhe ka një fryrje në një pjesë të gjirit mund të jetë një shenjë e kancerit”, thotë Ëeiss.
“Mund të duket si një gungë, por gjithashtu mund të jetë thjesht një rajon i gjirit që ndihet më i fortë, edhe kur ju nuk mund të ndjeni një gungë brenda tij”, thotë ajo. “Shpesh bëhet më e theksuar kur lëviz në pozicione të ndryshme”.
Thithkë e përmbysur
Një thithkë që duket e sheshtë ose e përmbysur, si dhe një thithkë që anon në një drejtim tjetër, mund të jetë një shenjë e kancerit të gjirit.
Plagët dhe pikat e nxehta
Njollat e kuqe ose të nxehta në gji, ndonjëherë që mbulojnë tërë gjirin, si dhe plagët, mund të jenë një tregues i kancerit inflamator të gjirit.
Ndërsa njollat e kuqe ose të nxehta gjithashtu mund të tregojë se keni mastit, inflamacion i indeve të gjirit për shkak të infeksionit, më shpesh i përjetuar gjatë laktacionit, simptomat e mastititit shoqërohen zakonisht me ethe.