Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren. Një 17 vjeçar ka aksidentuar për vdekje një fëmijë të mitur të moshës 5 vjeçare.
Sipas mediave, fëmija 5 vjeçar me inicialet M.G., është goditur për vdekje nga një veturë ë Lubizhdë të Hasit. Lajmin për moshën e shoferit të makinës që shkaktoi aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Shkaqet që çuan deri te aksidenti me fatalitet nuk dihen akoma, ndërsa 17 vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.