Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Do punësohen shtesë për COVID19/ Zbardhet vendimi i qeverisë për 1000 mësues: Ja si do rekrutohen dhe paguhen

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
Do punësohen shtesë për COVID19/ Zbardhet vendimi i qeverisë për 1000 mësues: Ja si do rekrutohen dhe paguhen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme gjatë mbledhjes Këshilli i Ministrave ka vendosur që të punësojë 1 mijë mësues shtesë.

Kjo do të ndodhë për shkak të situatës së krijuar në institucionet arsimore në vend, gjatë vitit shkollor 2020-2021.

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dhe VKM-në për punësimin e mësuesve shtesë, që tregon si ata do të rekrutohen dhe si do të paguhen. Këta punonjës sipas vendimit, do të rekrutohen nga portali “Mësues për Shqipërinë” për sistemin arsimor parauniversitar (arsimi bazë, gjimnazi dhe arsimi i mesëm i orientuar), për vitin shkollor 2020-2021.

V E N D I M

PËR

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

PËRCAKTIMIN E NUMRIT MAKSIMAL TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR MINISTRINË E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Numri maksimal i punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme, për vitin shkollor 2020-2021 për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, është jo më shumë 1 000 (një mijë) punonjës.
  2. Punonjësit arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme rekrutohen nga portali “Mësues për Shqipërinë” për sistemin arsimor parauniversitar (arsimi bazë, gjimnazi dhe arsimi i mesëm i orientuar), me qëllim përballimin e nevojave për punonjës arsimorë shtesë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, për vitin shkollor 2020-2021.
  3. Shpërndarja e numrit të punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme, në varësi të nevojave të zyrave vendore të arsimit parauniversitar, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin.
  4. Pagesa e punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme kryhet në përputhje me përcaktimet e bëra në vendimin nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jo mësimorë, në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, në varësi të kohës së punës së kryer.
  5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2020, i miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në programet buxhetore “Arsimi bazë” dhe “Arsimi i mesëm i përgjithshëm”.
  6. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Pas

“Me paketat tona biznesi i vogël mori më shumë se sa premtoi Basha”, ministrja e Financave bën krahasimin

Para

“Basha nuk po fle gjumë” Agron Duka më i sigurtë se kurrë, zbulon lëvizjet e liderit demokrat para zgjedhjeve

Para
“Basha nuk po fle gjumë” Agron Duka më i sigurtë se kurrë, zbulon lëvizjet e liderit demokrat para zgjedhjeve

“Basha nuk po fle gjumë” Agron Duka më i sigurtë se kurrë, zbulon lëvizjet e liderit demokrat para zgjedhjeve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

nga Fast News
17:31 | 04/08/2026
0

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

nga Fast News
17:28 | 04/08/2026
0

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

nga Fast News
17:19 | 04/08/2026
0

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

nga Fast News
15:40 | 04/08/2026
0

Recent News

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

17:31 | 04/08/2026
Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

17:28 | 04/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora