Një ngjarje tëpër e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte, ku një 41-vjeçar në Pogradec ka gjetur fatalisht vdekjen.
Aurel Spaho, 41-vjeç ka rënë nga kati i 5-të i pallatit dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 në Pogradec.
Mësohet se 41 vjeçari ka rënë nga kati i 5 i pallatit ku jetonte në mënyrë aksidentale, teksa po rregullonte antenen e shtëpisë.