• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Lajm i zi, ndërron jetë ish-deputeti shqiptar

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Lajm i zi, ndërron jetë ish-deputeti shqiptar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-deputeti demokrat, Esat Çoku.

Lajmin e ka bërë të ditur Dalip Greca nëpërmjet një postimi në facebook, ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të tij, si dhe njofton se përcjellja e fundit e ish-deputetit është bërë sot pasdite në Lushnje.





Postimi i plotë:

Sot, e Diel, 6 Shtator 2020, në orën 3 pasdite, në varrezat e fshatit Muçias-Remas, Lushnje, u përcoll me nderime luftëtari i lirisë, qëndrestari i burgjeve të diktaturës, ish kryetar i Shoqatës të Përndjekurve politik të Lushnjës dhe pjesë e Kryesisë të Shoqatës Kombëtare që në krijimin e saj, ish deputeti demokrat, sekretar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Lushnjës, Esat Azem Çoku. Falenderoj vëllezërit e mi që ishin pjesë e ceremonisë duke ma lehtësuar dhimbjen për mikun tim dhe të familjes!Ngushëllime bashkshortes Zyhra, djalit Frenki, vëllait Bedri Çoku me familje, të gjithë të afërmëve dhe familjarëve, miqëve dhe të njohurëve të Esatit.

Esat Çoku ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare. Sot në biseda telefonike me bashkëvuajtësit e Esatit, me Dine Dine(Nasufi), Lek Mirakaj, Eqerem Mujo, kemi shprehur ngushëllime njeri-tjetrit për humbjen e mikut tonë të dashur!

Esat Çoku i përket atij krahu të shoqërisë shqiptare që u përball dhe u ndëshkua dhunshëm nga diktatura komuniste. Është ndër familjet myzeqare që mbart peshë të rënde të diktaturës me dënime të ashpra:

Azem Çoku, babai, 11 vjet burg (Emrin e tij e mbanë rruga e fshatit) Caush Çoku, djali i vogël, 22 vjet burg (ndjesë pastë ndërroi jetë para një muaji) Bedri Çoku, djali i dytë, 23 vjet burg, Esat Çoku, djali i madh, më 14 janar 1980, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Esma Çoku, e internuar me dekada, bashkëshortja e Azemit, nëna e djemve të burgosur; 64 vjet dyerve të burgjeve, duke ndjekur fatin e të shoqit dhe bijve.

Esat Çokun e njoha në ditët e para të Lëvizjes Demokratike, kur Partia Republikane më kishte besuar postin e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv Pluralist, edhe pse deri atëherë nuk isha anëtar i asnjë partie politike.

Partia Demokratike e Lushnjës, e cila e kishte Esatin anëtar të kryesisë së vet, e kishte caktuar si përfaqësues në Komitetin Ekzekutiv, anëtar i Kryesisë, ndërkohë, ai qe dhe kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Lushnjës dhe në kryesinë e Shoqatës Kombëtare.

Takimi i parë me Esatin ishte fare i veçantë, takim në mungesë. Nuk ishte bërë akoma prezantimi i Kryesisë së Komitetit Pluralist dhe ende s’isha takuar me Esatin, kur në zyrat e Kryeministrisë në kryeqytet, kisha shkuar me nënkryetarin demokrat z. Seit Prishta, më bëri përshtypje një burrë i gjatë, zeshkan, Këshilltar i kryeministrit, i cili kur lexoi emrat e anëtarëve të Komitetit Pluralist të Lushnjës, i ndali sytë tek emri i Esatit dhe pyeti: – Paskeni Esatin ju të PD-së?

– E njihni? – e pyeti nënkryetari demokrat.

– Kam qenë hetuesi i tij… Dhe nxitimthi shtoi: Por nuk i kam hyrë në hak. Ia thashë se ne për çka e akuzonim i kishim të provuara akuzat, kishim dëshmitarë me shumicë, kishim incizime, pastaj… (ish hetuesi pushoi pakëz) … ai ishte planifikuar prej kohësh sepse i kishte dy vëllezër në burg, ndërkohë dhe i ati i kishte vuajtur 11 vjet për politikë dhe ishte varrosur si kulak dhe “armik i popullit”!. Ky qe shpjegimi vullnetar i hetuesit B C (tash i ndjerë), që në ato momente nuk ishte më hetues, por ishte në rolin e juristit të Kryeministrit Ylli Bufi. Më vonë Esati do të ishte në të njëjtin Parlament me ish-hetuesin e tij; njëri deputet i PD-së, tjetri deputet i PS-së. Një fakt i hidhur i demokracisë shqiptare, të cilin Esati e denoncoi si fenomen shqiptar, në një artikull të botuar në Gazetën”Ora e Fjalës”!

Kur u kthyem në Lushnjë ia thamë Esatit ndodhinë me ish-hetuesin. Ai vetëm qeshi, ndërsa më vonë, kur do të shkonte në Parlament, së bashku me të dhe ish-hetuesi i vet, deputet i PS-së, ai do të pinte kafe me të, por nuk do të rrinte pa i thënë se hetuesit para se të bëheshin deputetë në një Kuvend me v.ktimat e tyre duhej të kërkonin falje.Më pas do të botonte një shkrim kurajoz në gazetën lokale “Ora e Fjalës”, të cilën unë e drejtoja ato kohë, ku thoshte se nuk mund të kishte demokraci të vërtetë kur ish-hetuesit tanë, pa na kërkuar falje, vijnë të përfaqësojnë popullin në Parlament, ndërkohë që na kishin dënuar dje po në emër të popullit, natyrisht pa e pyetur popullin.

Ish-hetuesi i tij kishte heshtur. Esati nuk ishte ekstremist ndaj atyre që i shkaktuan vuajtje atij dhe familjes së tij, por ai kërkonte së paku një ndjesë publike nga aktorët dhe ingranazhet e diktaturës, gjë që nuk është bërë ende.

Me Esatin qeverisëm në një kohë të vështirë, kohën kur bashkë me ndryshimin politik u manifestuan veprime anarkiste dhe Lushnja ishte një ndër rrethet që “ishte planifikuar” t’i nënshtrohej terapisë së shokut dhe të kthehej në tokë e djegur: U dogjën furrat që prodhonin bukë për qytetarët; u shkretuan serrat model të Divjakës, që furnizonin dikur vendet e Lindjes; u prenë plantacionet e mollëve, filloi prerja dhe djegia e ullinjve, u shkulën vreshta, pa përmendur plaçkitjen e ndërmarrjeve dhe fabrikave.

Pas

Sa gjatë do bashkëjetojmë me k*ronavirusin? Virologu gjerman bën paralajmërimin e frikshëm

Para

Publikohen shifrat/ Nuk do ta besoni sa efektivë policie humbën jetën nga virusi në Shqipëri

Para
Publikohen shifrat/ Nuk do ta besoni sa efektivë policie humbën jetën nga virusi në Shqipëri

Publikohen shifrat/ Nuk do ta besoni sa efektivë policie humbën jetën nga virusi në Shqipëri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar