Gruaja e njohur në vend vetëm si Bruna, ka pranuar sulmin e 5 shtatorit por thotë se veproi në vetëmbrojtje ndaj tentativës së përdhumit.
Ajo thotë se burri, i njohur në lokalitet si Pedro, ishte fqinj i saj dhe i hyri në shtëpi në Miguel Alves, në veri të Brazilit, ku ai tentoi ta sulmonte seksualisht edhe pse ajo ishte me një tjetër burrë.
Në një video të shpërndarë gjerësisht në internet, ajo thotë se burri e kishte shtyrë me forcë në krevat aq sa ishte thyer, para se të tentonte ta përdhunonte. Ajo pranon se e kafshoi dy herë në vetëmbrojtje, por thotë se nuk e kishte idenë se i kishte kafshuar testikujt duke ia këputur.
Raportimet lokale thonë se burri ka qenë ish-i dashuri ose tutori i gruas, dhe e kishte sulmuar nga xhelozia. Gruaja mohon se ka qenë e dëshura e tij.
Gruaja dëshmon: “Ai erdhi i zhveshur në krevat, mori penisin e tij dhe më sulmoi. Burri me të cilin isha po e tërhiqte për ta larguar por ai më mbante nga flokët. Ai ishte i zhveshur dhe teksa më mbante nga flokët unë u ula dhe e kafshova. Sepse më kuptoni, gratë nuk kanë forcën e burrit, unë shkova të pika e tij e dobët”.
Pas sulmit burri u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por doktorët nuk arritën t’ia ringjitnin testikujt.
Burri pretendon se sulmi ishte i paprovokuar dhe se nuk e meritonte atë që i ndodhi.
Bruna tha për mediat se ishte përdhunuar dy herë kur kishte qenë e vogël dhe refuzonte të bëhej viktimë për herë të tretë.
Policia ende nuk ka marrë vendimin për të ngritur akuza ndaj gruas, burrit apo të dyve.