Në moshë fare të re dhe sapo ishte bërë baba për herë të pestë, operatori i Klan Plus, Alket Metko, është ndarë nga jeta.
Operatori me shumë eksperiencë vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila avancoi shumë shpejt brenda pak muajsh.
Metko ishte baba i 5 fëmijëve dhe vetëm 1 vit më parë, ai ishte bërë me djalë, pas 4 vajzave më të mëdha.
Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit për familjen për këtë ndarje të befasishme nga jeta të Alket Metkos.