Vazhdon zvarritja për dhënien e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nga Gjykata e Posacme e Apelit.
Edhe në seancën e sotme, u vendos shtyrja deri ditën e premte.
Trupi gjykues, në të cilin gjyqtarja Nure Dreni, u zëvendësua nga Dhimitraq Lara, vendosi të japë vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, më datën 26 qershor.
Shkak për këtë është bërë kërkesa e gjyqtarit Lara, që ka kërkuar kohë për tu njohur me aktet e dosjes.