Gazetari investigative Artan Hoxha shprehet se snajperisti që qëlloi në drejtim të Ardian Çapjas nuk është një vrasës i zakonshëm.
Sipas Hoxhës, personi që ka gjuajtur në largësi aq të madhe ka qenë i mirëpraktikuar.
Gjithashtu shton se në Shqipëri ka vetëm 3 ish-pjestarë të forcave Komando, të aftë për të përdorur mjeshtërisht snajperin, por që janë në kërkim.
Artan Hoxha:
Zakonisht snajperat nuk qëllojnë më shumë se 1 ose dy herë, kur nuk i afrohesh dot objektivit, zgjedh snajperist për goditje nga larg. Një qitës i zakonshëm e ka të vështirë ta bëjë. Zakonisht qitësat me snajper janë ish pjesëtarë të forcave ushtarake. Që e kanë instiktive atë qitje sepse e kanë bërë me qindra herë në stërvitje. Edhe në këto lloj atentatesh, snajperistët janë qitës jo të zakonshëm. Ky është krimi i organizuar, është shumë përpara aftësive që ka policia.
Aktualisht në Shqipëri, janë zyrtarisht në kërkim 3 ish-pjesëtarë të trupave speciale. Shqipëria nuk ka shumë forca speciale, njerëzit kur dëgjojnë RENEA mendojnë se janë 500 veta. Ata kur ndodh një ngjarje janë vetëm dy grupe që vijnë, ata kemi ne, s’kemi të tjerë.
Objektivi:
Artan Hoxha: Objektivi është shumë i vështirë, Ardian Çapja ruhet, ka njohje pa fund, nga jugu në veri. Është drejtues i një familje që ka një histori të gjatë, në dy dekada rresht ata kanë eleminuar 4 pjesëtarë të forcave të policisë. Atentati i mëparshëm është realizuar me anti-tank. Predha ka një këmishë në majë, dhe po nuk e hoqe ajo nuk shpërthen. Dhe kjo ndodhi ditën. Atentati tjetër më i afërt është që iu studiua banesa fqinjëve të Çapjave, dhe u pa që njëri nga fqinjët përdorte një makinë Mercedes ML, gjetën një makinë të njëjtë, e imituan dhe thuajse e klonuan makinën. Dhe në momentin që do të bëhej goditja, është problemi që autorët që dyshohet se ishin nga veriu i Shqipërisë, dhe ish pjesëtar i forcave komando, të paktën qitësi. Është thjeshtë seria e radhës, do të vazhdojë. Gjëja që më shqetëson është që në momentin që ata prisnin të dilte Çapja, duke u maskuar si makina e fqinjit, kishin bërë vetëm një gabim, nuk kishin llogaritur që aty kishte një servis, dhe punonjësi i servisit veproi shpejt dhe qëlloi.