Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Thumanë, pranë fshatit Bushnesh.
Një motor është përplasur me trafikndarësen dhe për pasojë drejtuesi i tij është në gjendje të rëndë.
I aksidentuari është shtetasi Luan Kola, 35 vjeç, i cili është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi Luan Kola ndërroi jetë pas dërgimit në spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.