• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ja masat që nuk kanë më kuptim” Pipero tregon çfarë duhet të bëjnë tani njerëzit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ja masat që nuk kanë më kuptim” Pipero tregon çfarë duhet të bëjnë tani njerëzit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur së fundmi për një nga temat më të rëndësishme në vendin tonë, atë të koronavirusit.

Pas pothuajse tre muajsh që nga rasti i parë, Pipero është shprehur se ky virus ka ligësitë e veta por në Shqipëri nuk pati shumë dëme për shkak të masave, dhe ky fakt i dha mundësi mjekëve që të merrnin masat në kohë.





Në një lidhje direkte për “Abc News”, mjeku u shpreh se sipas studimeve të fundit

“32-33 % e personave të prekur kanë qenë me simptoma dhe po të bëjmë një krahasim me shifrat në Shqipëri, mund të them se 250-260 prej mbi 1 mijë personash të evidentuar në Shqipëri kanë qenë nëpër spitale.

Inkurajoj hapjen e shpejtë në këtë fazë. Unë mbështetem në disa indikatorë epidemiologjikë, edhe ato që rezultojnë pozitivë rezultojnë asimptomatikë. Dje u zbuluan 25 raste, por shumica ishin pa simptoma, vetëm 3 u shtruan në spital dhe gjendja e tyre ishte mesatare”, tha Pipero.

Gjithashtu ai shtoi se ky virus nuk transmetohet me anë të ujit, dhe aq më pak nga uji i detit.

“Duhet të ruajmë distancën, pasi edhe po të biem në kontakt me virusin të mos ekspozohemi gjatë, të ekspozohemi pak, sa për të krijuar imunitetin”, tha Pipero.

Sipas mjekut të njohur, rastet e djeshme apo të para dy ditëve janë kontakte të kontaktit, pra janë rezultat i një hetimi epidemiologjik.

Pipero tha se nuk ka sens të mbahen maskat në rrugë ose në makinë, sikundër nuk ka sens rregulli që kur janë familjarë që rrinë në një banesë, njëri të rrijë në makinë përpara dhe tjetri pas.

Edhe për mbylljen e Parkut të Liqenit, Pipero tha se nuk ka sens, duke shtuar se nëse qytetarët janë në lëvizje nuk ka shanse që të infektohen, por nëse ndalen duke bërë muhabet në grupe pvr një kohv më shume se 10-15 minuta, atëherë duhet të vendosin maskën.

Pipero tha se askush nuk e përjashton dot nëse në vjeshtë-dimër nuk do të kemi një valë të dytë.

“Une personalisht nuk e besoj se do të kemi një valë të dytë, por edhe nëse do të kemi një rikthim atëherë do të jetë shumë më e butë.

Por nëse rikthehet, ne e dimë se distancimi social, maskat në publik dhe larja e duarve janë mbrojtësit më të mirë.

“Nuk mendoj që do të kemi sërisht izolim, duhet të menaxhojmë situatën aktuale, të bëhen testet serologjike për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Ky virus ka qvndrueshmëri gjenetike, që do të thotë ose do të zhduket si Sarsi dhe Mersi, ose zgjidhja do të vijë nga vaksina”, deklaroi ndër të tjera Pëllumb Pipero.

Pas

Detyronte vajzat të prost*tuonin, arrestohet vlonjati i superkërkuar në Itali (EMRI)

Para

Çfarë po ndodh në Durrës? Policia arreston 3 persona, mes tyre dy femra

Para
Çfarë po ndodh në Durrës? Policia arreston 3 persona, mes tyre dy femra

Çfarë po ndodh në Durrës? Policia arreston 3 persona, mes tyre dy femra

Të Gjitha

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

nga Fast News
10:13 | 24/06/2025
0

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

nga Fast News
10:07 | 24/06/2025
0

Konflikti Izrael-Iran-SHBA,  pasojat e luftës, cfarë na pret?

Konflikti Izrael-Iran-SHBA, pasojat e luftës, cfarë na pret?

nga Fast News
10:03 | 24/06/2025
0

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

nga Fast News
09:50 | 24/06/2025
0

Recent News

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

10:13 | 24/06/2025
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

10:07 | 24/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar