Presidenti Ilir Meta ishte sot në Shkodër, nga ku ndoqi live derbin e basketbolli mes Vllaznisë që mposhti Tiranën.
“Ishte ndeshje shumë e bukur. Arrita të kupton edhe unë mirë ku ndodhet basketbolli ynë. Ka nevojë për mbështetje në infrastrukturë. Duhen mbështetur më shumë. Kishte shumë gra, dhe kjo është një arsye për t’i mbështetur lojërat me dorë. Janë sporte shumë tërheqëse dhe jo përjashtuese, janë pra dhe për djemtë dhe për vajzat. Jam kuqezi, të dyja ekipet ishin në rregullt.
Pastaj të dyja ekipet kanë një të përbashkët, ngjyrën blu. Ishte kënaqësia ime për ti dhuruar buqetë me lule një personaliteti të sportit, Bledar Gjeçaj. Është 7 marsi, është një ditë e veçantë për ta shfrytëzuar për t’u përkulur para mësuesve të edukimit fizik. Puna e tyre duhet të mbështetet”- tha Meta.
Teksa një nga gazetarët i kujton faktin se edhe kryeministri aktual i vendit, Edi Rama, ka qenë basketbollist, Meta thotë se ai bënte shumë faulle në lojë, duke shtuar se bën akoma më shumë edhe në politikë.
“Ndeshje e bukur, arrita të kuptoj se ku është basketbolli ynë, ka nevojë për më shumë investime pasi po bëhen sakrifica të mëdha për të mbajtur gjallë këtë sport. Të dyja ekipet ishin në rregull dhe kanë një të përbashkët ngjyrën blu. Unë e respektoj edhe kryeministrin, megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq bën edhe më shumë faulla në politikë…”, përfundoi Meta.