• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Në mëshirë të fatit, dy vajzat: Shpresa vdiq kur babai dha jetën për motrën

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Në mëshirë të fatit, dy vajzat: Shpresa vdiq kur babai dha jetën për motrën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një tragjedi do i ndryshonte rrënjësisht jetën Dhuratës dhe dy vajzave të saj, Elvisës dhe Roselës. Prej tre vitesh, kryefamiljari i familjes Boçi nuk jeton më. Duke i lënë në mëshirë të fatit. Kushtet e jetesës janë sa të tmerrshme aq dhe të rrezikshme. Jetojnë të vetme në fshatin Krutje e Sipërme, në Lushnje; në një dhomë të rrënuar, e cila duket se po i mbyt.

Veç traumës që vazhdojnë ende ta kenë, dy vajzat kanë humbur çdo shpresë dhe besim. Nuk guxojnë më të ëndërrojnë, ndjejnë se jeta ka ndalur dhe për to.

“Në 9 korrik 2017 na tha që do të na çonte në plazh. Nuk kishim qenë asnjëherë. Në Divjakë ishte një vend i bukur dhe më tha që do të dilte një xhiro me gocën. Teksa po ktheheshin po luanin në breg të detit, ishte shumë cekët. Siç ishin duke luajtur, i ra goca me një gropë. E ka nxjerrë në fillim, por prapë janë fundosur të dy. Kur e nxori për herë të dytë gocën, vetë nuk ia doli dot. As sot nuk arroj ta besoj dot që ka ndodhur kështu,” rrëfen mes lotëve Dhurata.

Rosela ishte vetëm 10 vjeçe kur pa që babai humbi jetën. Një traumë e cila e shoqëron edhe sot, tre vite më pas. Duke e bërë të mbyllur në vetëvete dhe të mos flasë me njerëz. Ndërsa, për Elvisën, mos takimi për herë të fundit me njeriun e saj të shtrenjtë, do të jetë pengu më i madh në jetë.

“Ditën kur ndërroi jetë babai, ishte dita e fundit që unë kisha shpresë. Që i thosha vetës, se gjërat do të bëhen mirë. I kërkova ndihmë Zotit që ta shpëtonte, por ai nuk ma plotësoi. Ndaj edhe tani nuk kam shpresë për asnjë gjë.

Kam tre vite pa e parë. Nuk shkonte të flinte pa më zënë mua gjumi, më mbante dorën gjithmonë. Dhe tani që rri këtu dhe shoh që nuk është me mua, është shumë keq. Ndjehem shumë keq. Do doja që vetëm një herë të më përqafonte.”

Në dhomën ku ato qëndrojnë kushtet janë shumë të këqija, lagështira po i rrezikon shëndetin. Ndërsa familja nuk ka as kushtet më minimale për të jetuar.

“Veç dhimbjes për babain, edhe kushtet ku jetojmë janë shumë të vështira. Ndërtesa është me baltë dhe ka shumë lagështirë. Nga lagështira ndonjëherë na prishen edhe librat dhe është e vështirë më pas t’i rregullosh,” shprehet Elvisa që është vetëm 16 vjeçe.

“Kjo dhomë është shumë stres për vajzat. Dhe kjo është një lloj dhimbje tjetër që duket se i lë edhe mënjanë nga bashkëmoshataret e tjera. E fshinë shtëpinë, e rregullojnë me aq mundësi sa kanë. Dhe kur e mbarojnë, gjithmonë më thonë ‘o ma, a do të kemi ndonjëherë shtëpi të bukur që ta pastrojmë me qejf?”

Dhurata mundohet që të punojë, por jetesa në fshat ia vështirëson së tepërmi mundësinë e gjetjes së një pune stabël. Teksa me zemrën e lënduar dhe me dëshpërimin e një nëne të pafuqishme bën thirrje për ndihmë.

“Punoj aty ku të jetë puna, edhe pse punët e rënda i kam pak të vështira. Pasi kam bërë disa operacione. Edhe pse ndonjëherë mund të kem kriza, prapë nuk ia vë veshin, pi një qetësues dhe shkoj të punoj. Punë në bujqësi bëj, sepse nuk ke shumë mundësi për të punuar në fshat. Me ato që fitoj nuk ia del dot, është shumë e vështirë. Ushqimin mundohem ta siguroj gjithmonë, gjërat bazike. Por, për vizita nuk i kam çuar asnjëherë vajzat. Elvisa që prej asaj të së atit, nuk ha, nuk ka oreks. Po ashtu nga të qarat e shumta, kam frikë se ka probleme me sytë. Sepse më thotë shpesh që i dhembin. Por, unë nuk kam mundësi ta vizitoj.

Nëse dikush do të më ndihmonte nuk do ta harroja për gjithë jetën. Ndoshta vajzat e mija do ta tregojnë nesër që ndihma e tyre nuk do të shkojë dëm. Dhe mund të jetë një rreze dielli për një jetë të re për ne.”

Edhe pse duket se fati veç po i dënon Elvisën dhe Roselën, të gjithë ne bashkë mund t’i japim shpresë për një fillim të ri.

“Bamirësia nuk të varfëron!”/Tiranatoday

Pas

E rëndë/ Familjarët e kërkonin, gjendet i mbytur 29 vjeçari në Krujë

Para

Klea Huta konfirmon shtatzëninë dhe zbulon gjininë e bebit

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar