• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Do ta them edhe para kamerave, vajza është shtatzanë, ça ka këtu?” Zyra Arsimore sqaron deklaratën e drejtoreshës në Fier

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Do ta them edhe para kamerave, vajza është shtatzanë, ça ka këtu?” Zyra Arsimore sqaron deklaratën e drejtoreshës në Fier
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nxënëse në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier , nën ndikimin e frikës dhe panikut të shkaktuar një ditë më parë, është ndier sërish keq ditën e sotme dhe është dërguar me ambulancë në spital.

Pas deklaratës së drejtoreshës në Fier, Yllka Beci gjatë debatit me familjarët e nxënësve, të cilët kishin shkuar aty të nxirrnin nxënësit nga mësimi, dhe qëpretendonte se një vajzë ishte shtatzënë ka reaguar zyrtarisht Zyra Arsimore në Fier, e cila bën me dije se mësimi në shkollë ka filluar normalisht dhe vajza është ndjerë keq për shkak të ankthit dhe panikut të kaluar nga dita e djeshme.



Zyra Arsimore konfirmon se pasi është shoqëruar me ambulancë vajza e ka marrë veten dhe është rikthyer në mësim, ndërsa garanton familjarët e nxënësve për fëmijët e tyre, se do të përkushtohen maksimalisht për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Në deklaratë sqarohet se Drejtuesja e Zyrës Arsimore, Yllka Beci, me fjalën “vajzë” i referohej mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në spital. Kjo ka krijuar një keqkuptim tek opinioni publik.

Deklarata e plotë:

Sot në shkollën “Janaq Kilica” ka filluar mësimi normalisht, pasi janë bërë të gjitha kontrollet strikte në ambientet e shkollës. Megjithatë, kemi patur një nxënëse që ende ka mbetur nën ndikimin e frikës dhe panikut të një ditë më parë, çka ka sjellë edhe shqetësim mes prindërve. Aktualisht nxënësja që ka shfaqur probleme ankthi është shumë mirë dhe iu rikthye mësimit.

Dëshirojmë të sigurojmë prindërit e nxënësve të shkollës se po monitorojmë me vëmendje maksimale çdo zhvillim. Na keni besuar neve gjënë më të shtrenjtë, fëmijën tuaj dhe ne përkushtohemi maksimalisht për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Janë shtuar oficerët e sigurisë për të parandaluar çdo lloj ngjarje të pakëndshme.
Ambientet e shkollës janë të mirë-kontrolluara dhe në siguri të plotë për mësim, ndërsa kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër edhe instalimi i kamerave të sigurisë.

Situata e shkaktuar në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier, përgjatë këtyre dy ditëve është e pazakontë, por menaxhimi i rastit nga drejtoria e shkollës, stafi i mësuesve, psikologët dhe drejtuesit e Zyrës Arsimore Vendore, ka bërë që mësimi të vijojë normalisht në këtë shkollë.

Paniku që ka përfshirë nxënës dhe mësues, pas asaj që ndodhi një ditë më parë, vijon të jetë prezent dhe sigurisht që një shqetësim i tillë shoqërohet edhe me ankth tek nxënës e mësues.

Pas njoftimit të marrë se një vajzë brenda shkollës, ndjehej keq dhe paraqiste shenja paniku, është kërkuar edhe ndihma mjekësore, ndërsa mbërritja e ambulancës ka alarmuar prindër e qytetarë.

E ndodhur në këto kushte, kur një përgjigje ishte domosdoshmëri, kreu i Zyrës Arsimore Vendore në Fier, Znj. Yllka Beci, e shqetësuar nga ajo çka po ndodhte, është përfshirë në një situatë aspak të këndshme, ku mes situatës kaotike prindërit tentonin të futeshin në mjediset e shkollës, dhe nevojitej që të qetësoheshin sa më parë.

E tensionuar nga kjo situatë, Znj. Beci, në një komunikim me prindër e gazetarë është shprehur se nuk ka vend për panik, pasi nuk ka asnjë ngjarje të pazakontë në mjediset e shkollës, duke shtuar se ambulanca ka mbërritur për të marrë një vajzë që ndjehej keq.
E ndërsa për në Spitalin Rajonal Fier është shoqëruar një nxënëse e shkollës, drejtuesja e arsimit, më parë ishte informuar se një mësuese shtatzënë, kishte shfaqur probleme, çka ka bërë që të krijohet edhe një keqkuptim.

Drejtuesja e Zyrës Arsimore, me fjalën “vajzë” i referohej mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në spital.

Zyra Arsimore Vendore Fier, është pranë nxënësve dhe stafit mësimor për tejkalimin e kësaj situatë, ndërsa pritet që organet kompetente të zbulojnë të vërtetën e të gjithë kësaj ngjarje që ndodhi në një nga shkollat e mesme më të mëdha dhe më me emër në qytetin e Fierit.

 

Pas

“Luli nuk shkon lule më lule” Rama ironizon Bashën: Kur ra në dorën time i erdhën gjithë të mirat

Para

“Puthen bajrakët në manifestim, pastaj thikën pas shpine Shqipërisë”/ Ministrja Spiropali bën deklaratën e fortë kundër…

Para
Elisa Spiropali përgjigje ‘rrufe’ Metës: Jemi dakord me ju z. President

“Puthen bajrakët në manifestim, pastaj thikën pas shpine Shqipërisë”/ Ministrja Spiropali bën deklaratën e fortë kundër...

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar