Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në Laprakë të Tiranës.
Sipas informacioneve dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humnur jetën njëri nga shoferët.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.