• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vizita në Tiranë/ Kurti: Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vizita në Tiranë/ Kurti: Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vizita e parë e tij si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës nuk ishte politikë e jashtme dhe se as Republika e Kosovës, por as ajo e Shqipërisë nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën “në syzet e diplomacisë”.

“Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai falënderoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për pritjen dhe diskutimin që patën, duke shtuar se pritet bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe arsimit mes dy vendeve.

“E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë”, shkruan Kurti.

Ai tha se janë dakorduar për ecurinë e 77 marrëveshjeve mes vendeve, duke konfirmuar po ashtu se një takim mes dy qeverive do të mbahet gjatë muajit mars në Shkodër.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë”, shton Kurti.

Ai falënderoi të gjithë ata që e pritën gjatë kësaj vizitë në Shqipëri, duke shtuar se ende janë larg arritjeve që populli do të dëshironte.

“Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri. Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, përfundon ai.

Pas

Djali i deputetit dogji kishat për të përmbushur profilin e tij muzikor si praktikues i zhanrit metal

Para

A do të kemi një rrëfim tjetër? Muhamed Veliu: “Pas intervistës me bosin e kokainës nisemi per Angli”

Para
A do të kemi një rrëfim tjetër? Muhamed Veliu: “Pas intervistës me bosin e kokainës nisemi per Angli”

A do të kemi një rrëfim tjetër? Muhamed Veliu: “Pas intervistës me bosin e kokainës nisemi per Angli”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

nga Fast News
09:30 | 30/01/2026
0

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

nga Fast News
09:00 | 30/01/2026
0

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

nga Fast News
08:30 | 30/01/2026
0

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

Të huajt zgjedhin Shqipërinë si trazit, dyfishohet numri i kësaj kategorie “turistësh”

nga Fast News
08:00 | 30/01/2026
0

Recent News

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

09:30 | 30/01/2026
Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” – Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”

09:00 | 30/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar