Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nga pakujdesia dëmtuan fëmijën gjatë lindjes/ Prindërit akuza mjekëve në Durrës

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Nga pakujdesia dëmtuan fëmijën gjatë lindjes/ Prindërit akuza mjekëve në Durrës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Doriani 2-vjeçar ka lindur me një patologji të rrallë të njohur si Sindroma West, e njohur si epilepsi me prapambetje mendore, dhe paralizë. Doriani spitalin e ka shtëpinë e tij të dytë, ndërsa krizat e vazhdueshme bëjnë që fëmija të jetë në të shumtën e kohës me lot në sy. Për gjendjen e tij familjarët akuzojnë mjekët në Maternitetin e Durrësit se nga pakujdesia e dëmtuan fëmijën gjatë lindjes dhe ky dëmtim i shkaktoi një infeksion duke i dëmtuar kokën. Prindërit thanë se më pas e çuan në Tiranë te Koço Gliozheni dhe aty fëmija ndryshoi 100 %. Arjan dhe Dorela Luka shprehen në studion e ‘Pa Gjurmë’ se doktori në Tiranë u kishte thënë se nëse fëmija nuk qan brenda 21 ditëve nuk jeton. Fëmija qau po nuk reagonte për 3 muaj të tjerë. Më pas u zbulua se vuante nga sindroma West si pasojë e infeksionit të marrë pas dëmtimit në lindje. Ata theksojnë se gjatë shtatzënisë doktori në Durrës u kishte siguruar se fëmija ishte e shëndetshme, ndërsa shtojnë se kjo sindromë nuk është gjenetike.

‘Kisha dhembja pastaj shkova me spital. Me futën në sallë më thanë ta bëja vetë, unë nuk munda dot. Nuk më bënë operacion, bëra një lindje të sforcuar. Gjithë kohës rri vetëm shtrirë. Kur është në gjumë qan. Ka kriza. Mezi han ushqimin, ne nuk e bëjmë gjumin e qetë. Mjekët na kanë thënë, se ky djalë çohet më këmbë vetëm falë fizioterapisë. Ata na thanë se nuk është gjenetike‘, tha mamaja e vogëlushit.

Arjani, babai i 2-vjeçarit tha se mjeku i kishte thënë se ‘fëmija ka lind pak i sforcuar  dhe të nesërmen tha se ka pësuar një dëmtim. Por do e marr veten. Ka lindur me frakturë në kokë dhe me dy shenja në ballë, e mbajtën në reanimacion 9 ditë. Bëmë debat dhe thirrën doktorin nga Tirana, nga Koco Gliozheni. E sjellin këtu dhe ndryshoi fëmija 100 %. Doktori në Tiranë më tha se nëse fëmija nuk qan brenda 21 ditëve nuk jeton. Ditët kaluan dhe djali nuk qau. Ditën 21-të qau. Doktori na tha se infeksionin ia kemi larguar por nuk e dimë sa ka pasur dëm në tru. Tani do shohim ecurinë e fëmijës na tha. Pas tre muajve djali nuk reagonte. E sjell tek pediatria në Tiranë, dhe mjekja na tha se ka sindromën West që e ka pësuar nga infeksioni pas dëmtimit. Ma kanë shkatërruar jetën. Jam detyruar të lë punën se shpesh bëhet keq. Që e ka ndjekur gjatë shtatzënisë, na tha që fëmija është mirë’.

Në kushte të vështira ekonomike, familja nga Mati, e cila jeton në Durrës, bën apel për ndihmë, pasi 2-vjeçari ka nevojë për një fizioterapi të specializuar, si dhe për mjekime që kanë kosto të lartë dhe që gjenden jashtë vendit. Në lidhje lidhje telefoni gjatë emisionit, Presidenti i Shoqatës së Rehabilitimit Fizik për Personat me aftësi të kufizuar,  Elton Bano tha se do i ofrojnë vogëlushit ndihmë fizioterapike.

‘Duke bërë këtë nismë promovojmë një ndihmë të madhe. Terapia së pari fillon tek prindërit. Sigurisht duke i dhënë udhëzimet. Prindërit mund të na kontaktojnë që nesër’, tha Bano.

Më 26 prill vogëlushi mbush 3 vjeç, ndërsa prindërit Arjan dhe Dorela iu drejtuan emisionit “Pa Gjurmë” me shpresën se me apelin e tyre do t’i mundësohet një rrugë më pak e mundimshme vogëlushit 2- vjeçar, që qan shpesh dhe rrallë qesh./Shqiptarja.com

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Spahia publikon denoncimin/ Mjeku: Jemi pa mjete mbrojtëse dhe pa sterilizim

Para

Meta: Edhe për Monikën më ka humbur interesi, që kur la mandatet dhe më gënjeu mua/ Interesi im është vetëm Kushtetuta

Para
Meta: Edhe për Monikën më ka humbur interesi, që kur la mandatet dhe më gënjeu mua/ Interesi im është vetëm Kushtetuta

Meta: Edhe për Monikën më ka humbur interesi, që kur la mandatet dhe më gënjeu mua/ Interesi im është vetëm Kushtetuta

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora