Presidenti Meta u pyet nga gazetari Blendi Fevziu, nëse ekziston mundësia e një koalicioni mes Monika Kryemadhit dhe Edi Ramës, për zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se ka zero interes për këtë çështje, pasi interesi i tij është vetëm Kushtetuta. Ndër të tjera, Kreu i Shtetit theksoi se i ka humbur interesi edhe për bashkëshorten e tij, që kur mori vendimin për të djegur mandatin.
Zero interes. Madje edhe për Monikën më ka humbur interesi, që kur la mandatet dhe më gënjeu mua. Do t’ju tregoj mesazhet që i kam dërguar asaj dhe Petrit Vasilit”, tha Meta.