• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zhdukën çdo kujtim nga lidhja 4-vjeçare, si u prishën planet për martesë mes Çiljetës dhe Albanit

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Zhdukën çdo kujtim nga lidhja 4-vjeçare, si u prishën planet për martesë mes Çiljetës dhe Albanit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çiljeta Xhilaga ka fshirë çdo postim të vjetër nga “Instagram”-i, duke e nisur vitin 2020 single, me një foto provokuese veshur me një fustan seksi. Dalja më e fundit e Çiljetës në publik ishte në eventin e “Oda”, të organizuar pak ditë më parë në Tiranë.

Ajo çfarë ra në sy ishte se këngëtarja kishte fshirë të gjitha postimet në profilin e saj personal në “Instagram” nga katër vite kujtime me futbollistin, duke lënë vetëm foton e mbrëmjes gala.





Miqtë pranë çiftit kanë treguar se xhelozia është bërë shkak i mosmarrëveshjeve që i ka çuar në një krizë, e cila ka përfunduar në ndarje. Vitin e kaluar, dalja e saj e parë në një emision televiziv pas një tërheqjeje ishte në emisionin “Soiree”.

Ishte periudha kur mediat publikuan fotot e saj në ambientet e Gjykatës, ku shkoi për të mbështetur Albanin pas arrestimit për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Por si qëndron e vërteta e lidhjes së saj me Alban Hoxhën, pas gati 4 vitesh histori të bërë publike edhe në media? Kjo ndarje vjen pas krisjes vitin e kaluar.

Shkak për këtë ndarje u bë një video, ku portieri i Partizanit u përfol për ndarje pasi ai u pa duke flirtuar në një klub nate me një vajzë të panjohur. Futbollisti u filmua në një klub krah një femre misterioze, e cila e kafshonte lehtë në faqe dhe bisedonin e qeshnin së bashku.

Pas publikimit të lajmit, Çiljeta mori vendimin drastik për partnerin e saj, duke e hequr nga rrjeti social “Instagram” dhe madje fshiu çdo postim që kishte me të. Ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe veprimet e tyre kanë lënë të kuptohej se ishin ndarë, edhe pse më vonë ishte Çiljeta që sqaroi situatën, duke treguar se një vajzë e nivelit ZH sipas saj, ishte përpjekur t’i afrohej Albanit në klub, por kjo situatë nuk mund t’i ndante.

Kujtojmë që historia e Çiljetës me Albanin nuk ishte një lidhje e zakonshme, duke qenë se ata kanë bashkëjetuar këto vitet e fundit. I ftuar në puntatën në “Wake Up” me Eno Popin dhe Isli Islamin katër vite më parë, futbollisti i Partizanit, Hoxha, u ngacmua edhe për lidhjen me Xhilagën. Ishte viti 2016 kur çifti jo vetëm që komentonin hapur njëri-tjetrin në fotot që postonin në rrjetet sociale, por Çiljeta prej kohësh i ndiqte nga afër ndeshjet e Partizanit dhe bënte tifo për partnerin.

Por pavarësisht faktit se këngëtarja i bëri nëj deklaratë publike duke e komentuar “Dashuria ime”, kur moderatorët i përmendën Çiljetën, Albani tha: “Më pëlqejnë shumë këngët e Çiljetës”. 

I pyetur nga Eno Popi dhe Isli Islami nëse Çiljeta do të ishte apo jo në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ta ndjekur në derbin Partizani-Tirana, Hoxha dha një përgjigje që nënkuptonte diçka më shumë, ndërsa u shpreh: “Sigurisht që do të jetë. Ajo ka qenë edhe në ndeshje me më pak vlerë. Në një sfidë si kjo e derbit do të jetë patjetër. Ajo është tifozja ime më e zjarrtë”. 

Kujtojmë që Albani asnjëherë nuk ka folur hapur për lidhjen me Çiljetën, për faktin se nuk donte të komentohej për jetën private më shumë sesa për futbollin. Marrëdhënien e tyre u tha se e zyrtarizuan në vjeshtën e 2018-ës, pikërisht në momentin kur të gjithë mendonin se ajo ishte në një lidhje të komplikuar me të dashurin e saj.

Këngëtarja tregoi për të gjithë unazën me gur të madh që mban në gisht, një dhuratë kjo që u tha se ishte e Albanit. Në “Instastory”, Xhilaga postoi foton e duarve të saj dhe Albanit të kapura bashkë, në momentin e zyrtarizimit të lidhjes së tyre me fejesë. E sigurisht që vëmendjen e tërhoqi unaza shkëlqyese në gishtin e saj, gjë që tregonte se marrëdhëniet mes çiftit ishin bërë realisht serioze, pavarësisht faktit se as njëri dhe as tjetri nuk kishin rrëfyer asgjë publikisht deri në atë moment.

Vitin e kaluar, Çiljeta zbuloi gjatë një interviste planet për martesë, ku nuk hezitoi ta shprehte hapur çfarë ëndërronte të realizonte në të ardhmen. Madje, ajo tregoi se dëshironte shumë një ceremoni martesore buzë detit me njeriun e zemrës.

Portieri i Partizanit e prezantoi Çiljetën si të dashurën e tij në festën që organizoi për 30-vjetorin e lindjes, një përvjetor ky që e kaloi mes miqve të mirë.Dy të dashuruarit u kapën mat në një bar pranë zonës së Liqenit Artificial, ku Çiljeta banon prej katër vitesh.

Gjatë kohës që qëndruan në këtë ambient publik, shkëmbenin puthje e ledhatime në kafe. Portieri i Partizanit dhe këngëtarja janë të dy prindër të vetëm të djemve të tyre. Çiljeta mori kujdestarinë e djalit pas ndarjes nga partneri, ndërsa Albani po e rrit vetë fëmijën, pasi bashkëshortja humbi jetën tragjikisht pas lindjes.

Le të shohim nëse historia e tyre e bukur do të ketë një rikthim dhe ia urojmë këtë çiftit! /Panoramaplus.al

 

 

Pas

Sot dy muaj nga tërmeti tragjik/ Basha bën bilancin: Ja si ka dështuar shteti i babëzisë dhe korrupsionit

Para

Vjedhje dhe plagosje, policia arreston 2 persona në Korçë

Para
Vjedhje dhe plagosje, policia arreston 2 persona në Korçë

Vjedhje dhe plagosje, policia arreston 2 persona në Korçë

Të Gjitha

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

nga Fast News
13:06 | 19/08/2025
0

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

Recent News

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

13:06 | 19/08/2025
Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar