Policia e Korçës ka arrestuar sot dy persona pasi akuzohen për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “vjedhje”.
Sipas informacioneve në pranga kanë rënë Kastriot Hoxhalli 66 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq dhe A. T., 21 vjeç, banues në Korçë.
Hoxhalli dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. 21 vjeçari akuzohet se ka vjedhur disa banesa.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Korçë
Policia arreston në flagrancë 2 shtetas për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- ) K. H., 66 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
- ) A. T., 21 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në datat 24.01.2020 dhe 25.01.2020, në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.