• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

U dëmtuan nga tërmeti, Prokuroria nis hetimet për 7 pallate të pabanueshëm

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
U dëmtuan nga tërmeti, Prokuroria nis hetimet për 7 pallate të pabanueshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Lezhës do të nisë hetimet për 7 pallate që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

Organi i akuzës ka administruar provat e referuara nga policia gjyqësore në lidhje me këto objekte.

Mësohet se 6 prej tyre janë të ndërtuar përpara viteve 90’, ndërsa 1 pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka patur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballuar dot lëkundjet e forta sizmike.

Ndërsa për një pallat 10 katësh, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Materialet e referuara nga policia gjyqësore me kërkesë të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës, Milan Laska, dhe në ditët në vijim pritet të regjistrohet proçedim penal për tri vepra penale “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet e prokurorisë do të përcaktojnë nëse ka element të këtyra veprave penale, që sigurisht nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë.

Në Bashkinë e Lezhës janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate dhe 2 institucione që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me to.

 

 

 

Pas

Prej kohësh në arrati, ja çfarë vendosi sot gjykata për Agim Kajmakun

Para

“Do pimë një kafe?” Këngëtarja shqiptare rrëfen se si e ‘gjuajnë’ studentët: Zyshe..

Para
“Do pimë një kafe?” Këngëtarja shqiptare rrëfen se si e ‘gjuajnë’ studentët: Zyshe..

“Do pimë një kafe?” Këngëtarja shqiptare rrëfen se si e ‘gjuajnë’ studentët: Zyshe..

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
09:23 | 14/11/2025
0

Recent News

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

10:30 | 14/11/2025
Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

10:00 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar