Kryeministri Edi Rama e ka nisur vitin 2020-ën me një vizitë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka vizituar bebet që kanë lindur dhe ka përgëzuar stafin e mjekëve.
Janë 10 foshnje që kanë ardhur në jetë në minutat e fundit të 2019-ën dhe në orët e para të Vitit të Ri.
Kryeministri ka shpërndarë bonusin e bebeve dhe lule për nënat, duke mos kursyer as batutat. Pas këtij takimi, kreu i qeverisë, përmes një postimi në facebook ka uruar të gjitha nënat e reja dhe u ka premtuar mbështetje, që jeta e bebeve të jetë sa më e lehtë dhe e bukur.