Mbrëmjen e djeshme ka patur një debat të fortë midis moderatorit të njohur Artur Zheji dhe historianit Olsi Jazexhi.
I ftuar në programin “360 gradë” të Zhejit, Jazexhiu u shpreh se Irani është prerë në besë nga qeveria shqiptare me strehimin e muxhahedinëve.
Ai shtoi se Irani e adhuronte Shqipërinë dhe madje kishin dhe pullë poste me foton e Naim Frashërit.
Pas kësaj ka ardhur dhe ndërhyrja e Artur Zhejit, i cili u shpreh se Shqipëria nuk i ka borxh askujt me përjashtim të Amerikës, dhe ka kujtuar faktin që SHBA është arkitekte bashkë me NATO-n dhe në clirimin e Kosovës nga ish-Jugosllavia.
DEBATI NE STUDIO
Jazexhiu: NATO nuk hyn në luftë për ne, nuk hyri kur u sulmua Turqia.Janë rrena.
Zheji: Kush e çliroi Kosovën? Amerika e çliroi, NATO e çliroi.
Jazexhiu: Trump është antishqiptar. Gruan e ka shkinë, sllovene.
Zheji: Po gënjen ditën për diell. Kosova është Shqipëri, Shqipëria është Kosovë.Nuk mund të bësh xhihadistin në emision. Shqiptarët janë të pabesë!
Jazexhiu: Qeveria shqiptare është e pabesë.
Zheji: Çfarë bese i kemi dhënë Iranit ne, se ka nxjerrë Irani një pullë të Naim Frashërit, se do të na e marrë Irani ne Naim Frashërin. Boll tani dhe dëgjo.
Pullën e Naim Frashërit Irani e nxori se Naim Frashëri është një njohës i madh i kulturës perse dhe e zgjodhën si një persolog të madh. I paskemi dhënë besën ne se nxori një pullë postare.
Kujt i ke dhënë besën? Mos bëj debat bese. I kemi dhënë një grua ish-perandorit të parë të Iranit.