• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Operacioni ‘Kombinimi’/ arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (foto)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Operacioni ‘Kombinimi’/ arrestohet 40-vjeçari në Tiranë (foto)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është finalizuar me sukses nga policia e Tiranës operacioni ‘Kombinimi’ në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Me anë të një njoftimi zyrtarë nga Policia e Shtetit, mësohet se është arrestuar shtetasi E. R., 40 vjeç, i cili posedonte armë zjarri dhe që tregtonte lëndë narkotike në zonën e Freskut dhe Kinostudios.

Ndërkohë janë sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri dhe peshore elektronike.

Njoftimi i policisë:

Operacioni policor i koduar “Kombinimi”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.



Sekuestrohen lëndë narkotike, armë zjarri dhe peshore elektronike.

Vihet në pranga një 40-vjeçar që posedonte armë zjarri dhe që tregtonte lëndë narkotike.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. R., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë  informacione në rrugë operative se shtetasi E. R. tregtonte lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi në zonën e Freskut dhe Kinostudios, në Tiranë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, u bë e mundur që gjatë zhvillimit të operacionit, në zonën e Freskut, të kapej në flagrancë  40-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Kontrolli ka vijuar në banesën e 40-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”,  doza të tjera me kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, si dhe peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas

EMRI/ Kush është doganieri që u gjet i pajetë në një dhomë hoteli

Para

E rëndë/ 30 vjeçari godet me mjete të forta xhaxhain në Durrës

Para
E rëndë/ 30 vjeçari godet me mjete të forta xhaxhain në Durrës

E rëndë/ 30 vjeçari godet me mjete të forta xhaxhain në Durrës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

nga Fast News
15:02 | 17/12/2025
0

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

nga Fast News
09:30 | 17/12/2025
0

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

nga Fast News
09:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

15:02 | 17/12/2025
Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

10:00 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar