• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Mbushja 30 vjeç atë ditë” Meta kujton momentin kur NATO ndërhyri në Kosovë: Ndodh shumë rrallë…

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Mbushja 30 vjeç atë ditë” Meta kujton momentin kur NATO ndërhyri në Kosovë: Ndodh shumë rrallë…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Kosovë, në ambientet e Akademisë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.

Nga Prishtina ai ka kujtuar eksodin masiv që shqiptarët e Kosovës kanë bërë në vitin 1999 për t’i shpëtuar genocidit të Milloshevicit.





Ndër të tjera Meta ka kujtuar 24 marsin si një ditë që nisi ndërhyrja e NATO-S në Kosovë, por që përkonte edhe me 30 vjetorin e lindjes së tij.

“Kosova u sakrifikua padrejtësisht, por Zoti është i madh e besimi s’duhet humbur asnjëherë. Viti `99 ishte një vit i jashtëzakonshëm në historinë e Ballkanit por sidomos për kombin tonë.

Prove, test afirmues apo shkatërrues për një vend apo një komb.

Edhe pse 24 marsi është ditë e jashtëzakonsheme, për mua është ditë e vecantë, kisha 30 vjetorin por s’pata mundësinë ta festoja për shkak se për mua e cdo shqiptar nisi ndërhyrja e NATO për ti dhënë fund genocidit e barbarisë në Kosovë. Kishte nisur një lindje e vështirë që do zgjastë për muaj deri në clirimin e Kosovës, një lindje e përgjakshme me vuajtje pafund.

Por falë Zotit dhe mbi të gjitha falë atij mobilizimi të virtyteve më të mira të kombit tonë e solidaritetit tuaj të treguar nga të gjithë shqiptarët e thjeshtë në Shqipëri e kudo tjetër arritëm ta kalonim me një sukses të jashtëzakonshëm atë që ndodh shumë rrallë në historinë e një kombi.

Falenderime për kryeministrin e asaj kohe zotin Majko, presidentin Meidani, për gjithë forcat politike edhe pse vinin nga një ndarje e thellë e 96-97 të gjithë u bënë një trup i tërë për të përballuar atë eksod biblik e për të mirëpritur vëllezër e motra nga Kosova.

Shqipëria e kishte për detyrë të përballonte atë krizë të jashtëzakonshme humanitare që erdhi nga Kosova për shkak të genocidit të Milloshevicit.

Shpesh kur takohemi edhe me Zotin Majko e kolegë të tjerë e kemi të vështirë ta besojmë si mund të përballohej një krizë e këtyre të përmasave të jazhtëzakonshem, kur UNHCR që ishte lajmëruar që para 1 viti jepte garanci nuk kishte më shumë se sa disa mijëra dyshekë në Shqipëri.

Kriza u përballua falë angazhimit qët cdo shqiptari të thjeshtë. Vecanerisht solidaritet heroik të popullit të Kukësit, isha për disa javë atje kur kriza shpërtheu dhe padyshim sot kemi miqësira pafund mes Shqipërisë e Kosovës të krijuara në atë periudhë kur nga Tropoja deri në Sarandë të gjithë mirëpritën vëllezërit e tyre në Kosovë.

Janë pafund familjet kuksiane që nuk i mbajnë mend familjet që kanë pritur e kanë përcjellë nga Kosova edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike e sociale.

Por sot nuk jemi dhe aq të lumtur sa do donim. Duhet të jemi më të vëmendshëm për të ardhmen e të shohim cfarë duhet bërë më mirë që të mos vëmë në lëvizje virtytet tona më të mira vetëm në kohë krizash por të punojmë cdo ditë që të evitojmë krizat dhe vështirësitë që i drejtojmë veten.

Pothuajse e kemi harruar si ishte rruga mes Shqipërisë e Kosovës 20 vite më parë, ata që bënin rrugën nga Kukësi në Tiranë e kanë të qartë cfarë ndryshimi historik ka ndodhur falë rrugës së Kombit, që duhet shfrytëzuar më mirë

Të punojmë për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në këtë rajon, kjo është sfida jonë më e madhe”, tha kreu i shtetit.

Aktiviteti organizohej nga Ipeshkëvia e Dioqezës Prizren-Prishtinë. Kjo veprimtari organizohet në shenjë falënderimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, për solidaritetin, mikpritjen dhe dashurinë vëllazërore të ofruar ndaj shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur forcërisht nga trojet e tyre nga regjimi i Millosheviçit gjatë Luftës së Kosovës.

Pas

Ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit, gazetari ngre dyshime: Ja kush mund ta ketë porositur

Para

Policia aksion të befasishëm, arrestohen 7 persona, ja për çfarë akuzohen

Para
Policia aksion të befasishëm, arrestohen 7 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia aksion të befasishëm, arrestohen 7 persona, ja për çfarë akuzohen

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar