• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Historia e panjohur, si u rrezikua Ismail Kadare nga Banda e Lushnjes (video)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Historia e panjohur, si u rrezikua Ismail Kadare nga Banda e Lushnjes (video)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vrasjes së Taullaut, banda ishte e vendosur të hakmerrej deri në fund ndaj çdo punonjësi të shtetit që u kishte hapur probleme. Përmes ndikimit të grupit, disa prej drejtuesve kryesorë ishin larguar nga strukturat e policisë. Një prej tyre ishte edhe ish-drejtori i Policisë Kriminale Xhavit Shala, njeriu që kishte drejtuar operacionin e vitit 1999 kundër bandës. “Ajo që ndodhi pas ikjes sime është që këta njerëz që ishin angazhuar e kishin bërë punë të lavdërueshme, dikush dhe ishte dekoruar u hoqën menjëherë”, tregon Spartak Poçi, Ish – Ministër i Rendit.

Në 5 Mars të vitit 2005 një sasi tritoli shpërthen në pallatin ku Shala banonte në zonën e “Don Boskos”. Në atë ngjarje mbeti i vdekur Enver Rabija, anëtar i bandës së Lushnjes. Duket se diçka shkoi keq dhe tritoli shpërtheu para kohe, në duart e atentatorit. Karta e telefonit që kishte aktivizuar tritolin kishte dy numra të regjistruar, një në Rumani dhe një në Turqi. Numri rumun ishte i të dashurës së Aldos, Denada Kodrës kurse në Turqi i vetë Bares. Ngjarja, u lexua si mesazh edhe për Katja Banon, nënën e policit Klenti Bano, i ekzekutuar nga banda disa vite më parë. Ajo, banonte në të njëjtin pallat. Prej asaj ngjarje, Katja kyçi gojën. Top Story insistoi për një intervistë por zonja Bano refuzoi.

Në Gusht të vitit 2005, Shalës i vendosin tritol në makinë. Ishte data 13, kur Xhaviti merr mjetin tip benz që e parkonte përballë pallatit. Ai kishte destinacion Elbasanin, ku ndodheshin bashkëshortja dhe fëmijët. Te Shkëmbi i Kavajës, Shala bën një ndalesë dhe konsumon një kafe me ish-ministrin Spartak Poçi. “Edhe atje kemi qenë atë ditë, e mora vesh disa minuta më vonë ngjarjen që nodhi”, tregon Spartak Poçi, Ish – Ministër i Rendit

Ish-drejtori i Policisë bën një tjetër ndalesë në zonë ku takohet me disa kushërinj nga Kosova. Ai merr një telefonatë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare i cili e fton për një kafe në banesën e tij te Mali i Robit. Më pas, ai i drejtohet banesës ku qëndronte shkrimtari Kadare. Top Story, ka siguruar këtë foto të kohës që i përket pikërisht takimit të asaj dite. Shumë pranë tyre ishte edhe mjeti me lëndën plasëse që nuk aktivizohet. Këto detaje që flasin për rrezikun që iu kanos shkrimtarit të madh shqiptar dalin në dritë për herë të parë në këtë dokumentar. Duket se qëllimi i atentatorëve ishte një hakmarrje e egër. Ata e dinin se Shala po shkonte te familja e tij.

Komisari ndalon në një servis në Elbasan pasi mjeti kishte një defekt. Punëtori i servisit, një djalë vetëm 17-vjeçar, nxjerr pakon e mbështjellë me natriban ku ishte lidhur një celular. Në atë moment, me instiktin e një polici Shala merr pakon dhe e hedh diku larg me shpejtësi. Aty mbërrijnë forcat xheniere që çaktivizojnë tritolin. Pas këtij atentati, Shala nuk i kishte besim as truprojave të shtetit. Ai organizon largimin e bashkëshortes dhe fëmijëve në mënyrë të fshehtë jashtë vendit.

(Marrë nga Top Story)

 

 

 

Pas

Deklaratë e fortë/ Ish-Ministri i Rendit: Banda e Lushnjes donte të më eliminonte

Para

Manovra të rrezikshme dhe xhirim gomash para Komisariatit: Kapet në kohë rekord 29 vjeçari nga Tirana

Para
Manovra të rrezikshme dhe xhirim gomash para Komisariatit: Kapet në kohë rekord 29 vjeçari nga Tirana

Manovra të rrezikshme dhe xhirim gomash para Komisariatit: Kapet në kohë rekord 29 vjeçari nga Tirana

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

nga Fast News
12:01 | 20/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Recent News

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

12:01 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

11:38 | 20/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar