Një situatë jo e zakontë po ndodh në vend, kur konfirmohen tre raste vdekshmërie të tre personave brenda 24 orëve, ku pacientët kanë shfaqur shenja temperature dhe gripi dhe kanë neglizhuar mjekun.
Njëri nga rastet është verifikuar për meningjit (bëhet fjalë për oficerin e policisë 27 vjeçar), ndërkohë që dy rastet e tjera, janë në proces autopsie për të zbuluar se pse ka ardhur vdekshmëria.
Silva Bino, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik konfirmon për neësbomb.al të tre rastet që kanë vdekur brenda 24 orëve, pa u dhënë mundësi mjekëve për ekzaminime.
“Eshtë një fenomen që ka ndodhur shumë shpejt. Bëhet fjalë për datat 8 dhe 9 janar. Jemi në punë e sipër dhe po marrim simptomat për tre pacientët që kanë ndërruar jetë” thotë Bino për newsbomb.al.
“Rasti i parë sikurse dihet, dhe për të cilin ka dyshim meningjit është rasti I djalit të uniformave blu. Ka dyshime të forta jo vetëm klinike por edhe në laburator, që ka dalë meningokok semi. Eshtë infeksion I rrymës së gjakut nga meningokoku, që merret me rrugë frymëmarrje dhe persona që kanë imunitet të dobët, sidomos të rritur mund të bëjnë meningokok semi. Në varësi të ngarkesës së bakterit ai mund të jetë vetëm në gjak dhe shakton dëmtime të tilla sa nuk arrin të prekë cipën e trurit. Se mund të shkaktojë dhe meningit. Dhe këto janë raste që kanë një vdekshmëri shumë të lartë. Pavarësisht ndihmës që mund të japësh apo çfarë bën, varet shumë nga momenti i ardhjes në spital. Shpeshherë njerëzit nuk e kuptojnë. Janë me temperaturë të lartë 40 dhe thonë se mund të jetë një grip dhe nuk shkojnë gjëkundi.
Veç këtij rasti, është edhe një rast tjetër. Për të cilin ne po hetojmë. Ka qenë në QSUT. Nuk ka të dhëna, nuk më është referuar si meningokok semi por e shoqja e të ndjerit, (për këtë rast po bëhet edhe autopsia), më erdhi dhe më takoi, duke qenë se personi ka vdekur për një kohë shumë të shkurtër, pa kapur as 24 orë, dhe duhet bërë patjeter autopsia. Sipas mjekes që e ka parë, nuk I është dukur meningokok semi. Unë sot kam folur me bashkëshorten e tij dhe njerëzit e shtëpisë, dhe nuk kam të dhëna. Duhet të punoj me autopsinë. Sepse të gjithë këta fillimisht janë ekzaminuar për grip, ndaj edhe duhet ta shohim. Ndërkohë familjarëve u kam dhënë profilaksikë.
Rasti i tretë është në Durrës dhe që ka vdekur po njësoj, por që nuk ka të dhëna për meningokok semi. Po pavarësisht, duke qenë se ka pasur një klinikë të ngjashme, ne po i hetojmë të treja rastet. Dhe njerëzve që kanë qenë të afërm të tyre, u është dhënë profilaksi, në mënyrë që të mos kemi përhapje të mëtejshme. Kjo është situata deri tani.
Si mund ta konsiderojmë këtë?
Nuk mund të flas pa pasur një konkluzion timin fillestar. Unë kam një dyshim. Dhe këtë dyshim duhet ta vërtetoj.
Një “dyshim” që shkon se mund të jetë epidemi?
Një dyshim që këto tre raste janë meningokok semi. Janë raste të palidhura me njera tjetrën por kanë një qarkullim të tre rasteve në një kohë të shkurtër në lidhje me meningokokun. Kaq asgjë më tepër. Nuk mund të them se është epidemi, sepse me epidemi të paktën dy vetë do të duhet të ishin të lidhur me njëri tjetrin. Dhe nuk janë të lidhur me njëri tjetrin dhe plus dy raste as nuk janë referuar si meningokok nga mjekët. Por jam duke i hetuar unë vetë.
Një lloj ndërgjegjësimi mund ta bëjmë?
Po mund të ndërgjegjësoni publikun se raste me Meningokok c ka në Itali dhe që publiku të mos shkojë në momentin e fundit në spital. Kjo është e rëndësishme. Dhe ju si media mund ta bëni këtë apel.
Një lloj “shqetësimi” duhet që njerëzit të ndërgjegjësohen, kush ka temperature…
Kush ka temperaturë të shkojë të kontaktojë mjekun. Është shumë e rëndësishme kjo pjesë. /Newsboomb/