• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Turmë që nuk lexon” Rama ironizon protestën e gazetarëve: Shpifja është vepër penale, Gjermania e dënon me burg

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Turmë që nuk lexon” Rama ironizon protestën e gazetarëve: Shpifja është vepër penale, Gjermania e dënon me burg
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama, ka komentuar edhe paketën anti-shpifje që pritet të miratohet në Kuvend.

Ai i cilësoi gazetarët si një “turmë që nuk lexon” dhe u shpreh se vendet e tjera të Europës e quajnë shpifjen dhe fyerjen si vepër penale dhe e dënojnë me burg.





“Që të jemi të qartë se në cilën botë jetojmë, për cfarë flasim ne dhe ku është bota sot. Që ta marrin vesh të gjithë, këtu jemi përballë një turme që nuk lexon e madje nuk denjon të lexoje e thonë as na intereson cfarë shkruhet në ligj ne nuk duam ligj

Sipas një raporti të OSBE , të vitit 2017,ku janë analizuar 28 tekste në 42 shtete nga 57 anëtare, fyerja dhe shpifja është vepër penale. Nga analiza që i është bërë këtij ligji, rezulton se aktualisht ka 3 qasje ngaj fyerjes e shpifjes.”, tha Rama ndërsa vijoi:

“-20 shtete, Austria, Belgjika, Gjermania, Greqia, Polonia, etj… parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale që dënohet me burg

-5 shtete, Qipro, Anglia, Rumania, nuk e parashtrojnë si vepër penale por e rregullojnë me legjislacionin dhe Anglia e ka me gjobë 200 mijë stërlina

-Së treti, tre shtete e parashtrojnë si sanksion me gjobë jo burgim shpifjen.

Legjislacioni më i ashpër në BE është ai i Gjermanisë. Kodi Penal i Gjermanisë parashikon 11 vepra penale për fyerjen e shpifjen dhe është vendi ku ka më pak shpifje e fyerje. Përgjegjësia civile rregullohet sipas modeleve të vendeve që kanë një ligj të vecantë, që nga Kosova, Maqedonia, etj,

Tetor 2018, për shkak të rritjes së ndikimit të rrjeteve sociale, direktiva e BE është përafruar me republikën e Shqipërisë dhe është përditësuar.

Parlamenti francez ka miratuar një ligj kundër lajmeve të rreme, me rregulla tejet të ashpra për përmbajtjen  e rreme, e madje për të bllokuar aksesin e vendeve që e publikojnë atë.

NË SHBA byroja federale e hetimit ndërhyn pa asnjë vendim gjykate dhe mbyll me urdhër cdo lloj ëebsite e përmbajtje që konsiderohet cënuese.

Ligji Gjerman është përpjekja më e suksesshme.

Tani vijmë te ne, gjithë kjo punë e bërë, i gjithë entuziazmi ynë për të ndërtuar një ligj që i referohet këtyre shteteve, në formën e një fjalie: Mos iu referoni këtyre shteve se i kanë ligjet të ashpra, nuk janë këto shembujt që duhet të ndiqni. Ndërkohë që ligji gjerman nëse do kishte subjekte ata që janë kryetar parlamenti ata sot do ishin me borxhe, ata janë shkelës së të drejtave të njeriut që mos i cënohet në publik integriteti i tij. Janë shkelës

Më 26 nëntor vdiq një njeri i pafajshëm si rezultat i atyre, ka humbur jetën një baba e janë plagosur dhjetëra njerëz se dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet.

Deri këtu shkon, sepse shkoi, efekti negativ i fjalëve të lëshuara pa asnjë përgjegjësi. Liria e fjalës, liria për të thënë cfarë të duash është dhe përgjegjësi jo vetëm e drejtë”, u shpreh Rama.

 

Pas

“Jam krenar për qeverinë që drejtoj” Rama e nis fjalën në Kuvend me lëvdata: Ju kërkoj ndjesë që…

Para

Ujit i shtohet një taksë e re, ja çfarë do të paguani tani tjetër në faturë

Para
Ujit i shtohet një taksë e re, ja çfarë do të paguani tani tjetër në faturë

Ujit i shtohet një taksë e re, ja çfarë do të paguani tani tjetër në faturë

Të Gjitha

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Recent News

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025
Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

13:02 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar