UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Turqisë dhe ka paralajmëruar më shumë se 20 lojtarë për përshëndetjen ushtarake në ndeshjet e Tetorit të vlefshme për Kualifikueset e Evropianit.
Siipas UEFA-s, gjestet ishin të papërshtatshme duke pasur parasysh kontekstin politik. Lojtarët bënë përshëndetjen ushtarake në përballjen ndaj Francës dhe Shqipërisë.
Në njoftimin e vendimeve të Disiplinës, UEFA në vendimin e saj shprehet gjithashtu se lojtarët përdorën fushën e lojës për manifestime të natyrës jo sportive. Në 20 lojtarë që janë paralajmëruar është Hakan Calhanoglu, që aktivizohet me Milanin, Merih Demiral i Juventusit dhe Cenk Tosun i Everton.