• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Meta e paditi, Dvorani del pas 3 orësh nga Prokuroria: Dëshmova faktet dhe rrethanat, nëse ndiqem penalisht…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Meta e paditi, Dvorani del pas 3 orësh nga Prokuroria: Dëshmova faktet dhe rrethanat, nëse ndiqem penalisht…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tre orësh në Prokurori, ku u thirr për të dëshmuar paraditen e sotme në lidhje me padinë që ka ngritur ndaj tij presidenti Ilir Meta, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) Ardian Dvorani ka folur në një prononcim përpara gazetarëve.

Dvorani u shpreh se hetimi do të vazhdojë dhe nuk mund të zbulojë detaje në media.

Ai shtoi se ka përmbushur detyrimin ligjor duke iu përgjigjur ftesës së prokurorisë dhe shtoi se do ta ushtrojë deri në fund këtë detyrën deri në fund.

Ndër të tjera Dvorani u shpreh se nëse ndiqej penalisht është pengesë në ushtrimin e funksionit.

‘Nuk ka rëndësi si mendoj unë, madje nuk ka rëndësi as se si mendon presidenti por si mendon Kushtetuta.



Tani unë nuk mund të flas me detaje, hetimi nuk zhvillohet në media por në prokurori, aty kam bërë të gjitha shpjegimet.

Mendoj se institucionet, funksionarët publikë, nuk është e mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore dhe problematikat në media por në institucionet përkatëse.

Absolutisht nuk ndryshon asgjë, unë nuk e kam menduar kurrë që kam një status të veçantë, askush nuk duhet ta mendojë që nuk i nënshtrohet dot ligjit.

Detyrën time do e ushtroj deri në fund kam detyrim absolut.

Erdha dhe iu përgjigja thirrjes së Prokurorisë, përmbusha detyrimin ligjor dhe dëshmova faktet dhe rrethanat për situatën. Unë nuk kam autoritet që të pengoj hetimin. Nëse ndiqem penalisht është pengesë në ushtrimin e funksionit’.

Si mund të mendoj unë a kam a s’kam besim tek organet e drejtësisë. Në Shqipëri duhet të mësohemi që ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Nuk kam menduar që kam një status të privilegjuar. Nuk ka arsye të dal këtu me mburrje. Nuk ka asgjë për t’u mburrur. Nuk është as ndonjë arritje profesionale, është detyrim. Mua nuk më kanë vendos në asnjë pozitë të vështirë. Kam për detyrë të përmbush detyrimet e mia si i vetmi në Gjykatën e Lartë. Në KED nuk jam zgjedhur për meritat e mia por sepse shorti më lejon. Do përmbush detyrimet e mia deri në fund’, tha Ardian Dvorani.

 

 

 

Pas

“A je e martume ti? Rama nuk duron dot më pas ankesave të qytetares: Kush të afrohet ty trembet, i tmerron

Para

Luana Vjollca fejohet në fshehtësi? Me këtë FOTO sapo i bëri ‘lëmsh’ të gjithë

Para
Luana Vjollca fejohet në fshehtësi? Me këtë FOTO sapo i bëri ‘lëmsh’ të gjithë

Luana Vjollca fejohet në fshehtësi? Me këtë FOTO sapo i bëri ‘lëmsh’ të gjithë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

nga Fast News
10:56 | 16/12/2025
0

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

nga Fast News
10:54 | 16/12/2025
0

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Recent News

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

10:56 | 16/12/2025
Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

10:54 | 16/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar