• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Marrëveshja me Greqinë, provokon ish-ministrja Bakojanis: Nëse na duan aleatë të na japin 12 milje në det

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Marrëveshja me Greqinë, provokon ish-ministrja Bakojanis: Nëse na duan aleatë të na japin 12 milje në det
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një nga çështjet më të debatuara e më të ‘nxehta’ midis Shqipërisë dhe Greqisë është ajo e kufirit detar, e cila mbetet ende e pazgjidhur.

Së fundmi, ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakojani, ka kërkuar nga qeveria e saj që të ndërmarrë veprime konkrete për mbylljen e kësaj çështjeje.

Ajo ka deklaruar se Greqia duhet t’i dërgojë Shqipërisë një mesazh të qartë dhe se Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.

“Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që ofrohen aktualisht me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin, dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit detar. Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë pozicionin që i duhet për të luajtur një rol në Ballkan.

Ne mund të formojmë një kornizë më të mirë dhe të negociojmë marrëveshje të dobishme me fqinjët tanë. Objektivi kryesor gjithmonë duhet të jetë lidhja e marrëveshjeje. Por sigurisht kjo nuk është një doktrinë. Pas zhvillimeve të vitit 2009, tërheqjes së Tiranës dhe anulimit të marrëveshjes shembullore të zonës detare, Greqia mund të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjatur zonën e saj bregdetare në 12 mijë milje të tjera.

Shqipëria u tërhoq nga marrëveshja pa asnjë kosto për veten e saj, sepse, për mendimin tim, në atë kohë në politikën e jashtme greke kishte dobësi. Shqipëria duhet të kuptojë se, përveç të drejtave të padiskutueshme të pakicës greke në Shqipëri, është në interesin e saj që të mbajë premtimet nëse me të vërtetë dëshiron ta ketë Greqinë si aleate në luftën e saj për integrimin evropian.

Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë,” u shpreh Bakojanis.

Pas

Nuk ndalen shqiptarët që duan azil, 14% më shumë kërkesa vetëm në shtator, ja 2 shtetet që kryesojnë

Para

Aksioni i RENEA-s që blindoi Kukësin, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje (EMRI)

Para
Aksioni i RENEA-s që blindoi Kukësin, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje (EMRI)

Aksioni i RENEA-s që blindoi Kukësin, arrestohet i shumëkërkuari për vrasje (EMRI)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar