• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Jam krenar për qeverinë që drejtoj” Rama e nis fjalën në Kuvend me lëvdata: Ju kërkoj ndjesë që…

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Jam krenar për qeverinë që drejtoj” Rama e nis fjalën në Kuvend me lëvdata: Ju kërkoj ndjesë që…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij gjatë seancës parlamentare duke komentuar pasojat e tërmetit të fortë dhe gjithashtu kërkoi ndjesë që bashkoi dy tema, ligjin e anti-shpifjes dhe gjendjen post-tërmetit.

Ai gjithashtu lavdëroi qeverinë, ministrat dhe deputetët dhe u shpreh se ndihej krenar që ata e përballuan më së miri këtë situatë  të krijuar.





“Kërkoj ndjesë për bashkimin e  dy temave në një fjalë se s’mund të shmang prioritetin e prioriteve, adresimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit dhe i nevojës për rindërtimin, ndërkohë që patjetër më duhet të them dhe unë dy fjalë lidhur me ligjin kundër shpifjes.

Nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar që qeveria shqiptare do kishte mundur të bënte atë që  bëri në kushtet e një befasie të jashtëzakonshme ku mijëra e mijëra njerëz u gjendën në rruge pa strehë.

Dëshiroj të shpreh dhe njëherë ndjenjën e krenarisë sime për qeverinë që unë drejtoj dhe për shumicën tonë qeverisëse, për gjithë ministrat dhe deputetët e kryetarët e bashkive të angazhuar në vijën e parë në përballimin e pasojave tragjike të tërmetit shkatërrimtar.

Në kushtet e një befasie të jashtëzakonshme kur mijëra njerëz u gjendën në rrugë, pa strehë. Në Shqipëri ka pasur fatkeqësi natyrore shumë të lehta dhe njerëzit janë kalbur rrugëve nëpër cadra, janë harruar. Në më pak se 10 ditë mbi 13 mijë persona, janë akomoduar në kushte që kurrë më parë nuk i ka patur nje banor i Shqipërisë në fatkeqësi natyrore.

Mbi 4 mijë persona, janë akomoduar në hotele luksi me të gjitha shërbimet si të ishin turistët gjermanë apo norvegjezë të ardhur në Shqipëri, plus me përkujdesjen shëndetësore e vijimin normal të jetës. 3452 familje kanë marrë qeranë për tu akomoduar në kushte shtëpie sipas zgjedhjes së tyre. Për 6178 persona në fshat që me të drejtë e kanë të vështirë të lëvizin nga trualli i shtëpisë është garantuar përkujdesja për cadrat dimërore.

Vlerësimi i dëmeve vazhdon instensivisht, mbi 97 mijë objekte të inspektuara, janë shembur 56 objekte, 49 në Durrës, 4 në Tiranë, 3 në Lezhë.

Kapërcim epokal nga ana e adresimit të shtetit të nevojave të njerëzve të goditur nga fatkeqësia natyrore”, tha Rama.

 

Pas

Tërmeti nuk kursen as institucionet e kulturës, mbyllet Muzeu Historik Kombëtar

Para

“Turmë që nuk lexon” Rama ironizon protestën e gazetarëve: Shpifja është vepër penale, Gjermania e dënon me burg

Para
“Turmë që nuk lexon” Rama ironizon protestën e gazetarëve: Shpifja është vepër penale, Gjermania e dënon me burg

“Turmë që nuk lexon” Rama ironizon protestën e gazetarëve: Shpifja është vepër penale, Gjermania e dënon me burg

Të Gjitha

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Recent News

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025
Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

13:02 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar