• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

E pabesueshme/ Bien në liqen dhe humbin jetën, mjekët rikthejnë në jetë 7 nxënës

nga Fast News
5 years më parë
në Bota
0
E pabesueshme/ Bien në liqen dhe humbin jetën, mjekët rikthejnë në jetë 7 nxënës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte viti 2011 kur disa nxënës nga Danimarka ishin në një ekskursion shkolle, kur një grup prej tyre ranë në ujin e akullt dhe shtatë vetave u ndaloi zemra nga i ftohti.

Në një intervistë për BBC, nxënësit e kujtojnë si një makth të largët ditën kur varka e tyre u përmbys në det,.



 

“Ishte shumë ftohtë. Uji kishte copa akulli”, kujton Katerina, një prej vajzave teksa përlotet. “Unë rashë poshtë varkës dhe kur dola në sipërfaqe nisi makthi i vërtetë. Të gjithë bërtisnin e çdo gjë dukej surreale. Na rrethonte paniku. Mësuesi tha që duhej të notonim jashtë, ose do të vdisnim”

“Nuk notoja dot. Një shok u përpoq të më ndihmojë, por shumë shpejt isha në vdekje klinike për shkak të temperaturës së ujit”, thotë Kasperi, një prej djemve të cilit i pushoi zemra.

“Ishte e vështirë, sepse s’kisha më fuqi në këmbë. Vazhdoja të rrëzohesha. Në atë çast isha e sigurt që do të vdisja. Pastaj pashë një burrë. Falë Zotit. Dhe kur e pashë, nisa të bërtas fort”, tregon një vajzë tjetër.

Burri njoftoi urgjencën, të cilët erdhën menjëherë me helikopter. Ai u thoshte mjekëve “Kanë vdekur”, teksa i çonte te fëmijët që nuk i kishin dhënë shenja jete. Por mjekët e dinin se kur janë aq të ftohtë në trup, edhe pse janë teknikisht të vdekur, me zemrën e ndaluar, ka ende shpresa për t’i rikthyer në jetë, pasi hipotermia u ndalon zemrën por dhe metabolizmin. Kjo do të thotë që organet mund të rikthehen në punë po të ngrohen me kujdes.

Ata nisën t’ia ngrohin temperaturën e trupit me nga 1 gradë për çdo 10 minuta. Djali, Kasperi, e kishte temperaturën e trupit 17.5 kur e gjetën mjekët. Kur temperatura i arriti 26 gradë C, zemra nisi t’i rrahë sërish. Por në mungesë të oksigjenit, trurit i vdesin 2 milionë qeliza në çdo minutë që kalon, ndaj vëmendja e mjekëve u kthye aty, pasi nuk dihej nëse do të zgjoheshin pa pasoja.

Ata u mbajtën në koma dhe me respirator, pasi nuk ishin të aftë të merrnin frymë vetë. Pas disa ditësh, nxënësit u zgjuan dhe për fat ishin në rregull. Megjithatë, ata thonë se nuk ndihen më si më parë. Sidomos për sa i përkishte kujtesës së mësimeve në shkollë, të cilat nuk i fiksojnë dot mirë.

Pas

Kosova dërgoi tonelata me ndihma dhe strehoi shqiptarët pas tërmetit, Haradinaj: Rama s’më hapi telefonin

Para

“Atë që kemi bërë ne për banorët e prekur nga tërmeti, nuk e ka bërë asnjë në botë”, zv/ministrja krenohet me punën e qeverisë

Para
“Atë që kemi bërë ne për banorët e prekur nga tërmeti, nuk e ka bërë asnjë në botë”, zv/ministrja krenohet me punën e qeverisë

"Atë që kemi bërë ne për banorët e prekur nga tërmeti, nuk e ka bërë asnjë në botë", zv/ministrja krenohet me punën e qeverisë

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar