Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dorëzohet Rama, ftesë publike drejtuesve të opozitës: Jemi të dënuar të bashkëjetojmë…

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Dorëzohet Rama, ftesë publike drejtuesve të opozitës: Jemi të dënuar të bashkëjetojmë…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar pak minuta më parë një ftesë publike drejtuesve të opozitës jo parlamentare.

Rama i ka bërë ftesë të gjithë krerëve të opozitës që të krijojnë një hapësirë ndërveprimi për Reformën Zgjedhore.

Ndër të tjera Rama shkruan se ata janë të dënuar të bashkëjetojnë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë zgjedhësit u kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

FTESA E PLOTE E KRYEMINISTRIT RAMA

FTESE PUBLIKE DREJTUESVE TE OPOZITES JOPARLAMENTARE Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Agron Duka, Dashamir Shehi, Fatmir Mediu

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të nderuar zotërinj, e nderuar zonjë,

Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore.

Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu.

Sidoqoftë, përtej skajshmërisë së dallimeve tona, ne as nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin dhe as nuk e zhbëjmë dot ekzistencën e njëri-tjetrit. Pra jemi të dënuar të bashkëjetojmë pavarësisht jopëlqyeshmërisë reciproke, për sa kohë të tjerët, zgjedhësit, na kanë dhënë mandate përfaqësimi, disave për të qeverisur e disave për të bërë opozitë.

Ju vendosët t’i digjni mandatet e hyrjes në Kuvend dhe të vetëpërjashtoheni nga jeta parlamentare e kësaj legjislature. Por gjithësesi, deri në zgjedhjet e qershorit 2021, ju jeni të votuar për të përfaqësuar një pjesë jo të vogël të zgjedhësve shqiptarë. Prandaj e dhe Kuvendi ka rezervuar një vend të posaçëm për ju, në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Procesi ka nisur në Kuvend me opozitën parlamentare dhe do të mbyllet në Kuvend natyrisht, por mungesa juaj ne institucionin më të lartë vendimmarrës të republikës, nuk ju përjashton vetvetiu nga hapësira e diskutimit për Reformën Zgjedhore. Përkundrazi. Të paktën ky është opinioni im dhe duke vënë re edhe mungesën tuaj në vetë tryezën e Komisionit Zgjedhor, ju ftoj të takohemi e të bashkëbisedojmë për këtë sfidë të përbashkët, në çdo kohë e vend që do t’ju vinte për shtat – sigurisht në rast se ju jeni të interesuar të përfshiheni në këtë proces. Pa kushte.

Ju faleminderit

EDI RAMA

Tiranë, 18 shtator 2019

 

 

Pas

Detaje nga sherri me armë në Bulqizë, i plagosuri është vëllai i kryebashkiakut (EMRI)

Para

“Deri dje me 500 lekë në xhep sot hap shampanjë me p*rdhë”, ndjekësi kryqëzon Bes Kallakun, aktori s’ja lë mangut me përgjigjen (FOTO)

Para
“Deri dje me 500 lekë në xhep sot hap shampanjë me p*rdhë”, ndjekësi kryqëzon Bes Kallakun, aktori s’ja lë mangut me përgjigjen (FOTO)

“Deri dje me 500 lekë në xhep sot hap shampanjë me p*rdhë”, ndjekësi kryqëzon Bes Kallakun, aktori s’ja lë mangut me përgjigjen (FOTO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Rama paralajmëron deri në 5 milionë lekë gjobë për dhunën në protesta

nga Fast News
18:57 | 25/10/2026
0

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

nga Fast News
17:17 | 25/10/2026
0

Ku të udhëtoni për të përmirësuar humorin? 5 qytetet që kryesojnë renditjen

Ku të udhëtoni për të përmirësuar humorin? 5 qytetet që kryesojnë renditjen

nga Fast News
09:58 | 25/10/2026
0

Danimarka kërkon punonjës të huaj, mundësi punësimi edhe për shqiptarët

Danimarka kërkon punonjës të huaj, mundësi punësimi edhe për shqiptarët

nga Fast News
09:42 | 25/10/2026
0

Recent News

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Rama paralajmëron deri në 5 milionë lekë gjobë për dhunën në protesta

18:57 | 25/10/2026
Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

17:17 | 25/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora