Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

BB: Kukësi dhe Elbasani më të varfrit në Ballkan. Tirana po rritet me ritme të ulta

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
BB: Kukësi dhe Elbasani më të varfrit në Ballkan. Tirana po rritet me ritme të ulta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i fundit i Bankës Botërore për zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor vlerëson se Elbasani dhe Kukësi janë më të varfrit. Por edhe Tirana po rritet nën mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë e cila ka rritjen dhe zhvillimin më të madh.

Prefekturat në fjalë sipas të dhënave të INSTAT janë më të varfrat në Shqipëri, por gjithashtu janë më të varfrat e 20 rajoneve më të varfra të Ballkanit.

Banka Botërore citon në raport se, dy prefekturat shqiptare kanë rënë në kurthin e dyfishtë te varfërisë, që do të thellojë më tej atë.

Të ardhurat e qarqeve Elbasan dhe Kukës janë shumë poshtë mesatares kombëtare. Po ashtu ekonomia e tyre në vend që të rritet është më rënie ose po rritet me ritme shumë të ulëta duke e zbehur projeksionet për tu afruar me standardet kombëtare dhe rajonin e Ballkanit.
Raporti vlerëson se ndër vendet e Ballkanit të marra në studim, Kroacia ka nivelin më të lartë te të ardhurave sipas rajoneve.

20 nga 45 rajone jashtë Kroacisë kualifikohen me të ardhura të ulëta nën pragun mesatar rajonal të 75 për qind të PBB për frymë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Midis rajoneve me të ardhura të ulëta janë Podunvjle, Raska dhe Rasina (Serbi); Polog (Maqedonia e Veriut); Kukësi dhe Elbasani, ndërsa 14 rajonet e tjera me të ardhura të ulëta po rriten mbi nivelin mesatar rajonal. Ato mund të konsiderohen në rrugën e konvergjencës.
Disa metropole me të ardhura më të larta, veçanërisht në Kroaci dhe Serbi, po rriten shumë poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë. Mes tyre janë kryeqytetet e Beogradit, Tiranës dhe Zagrebit.

Ndërsa shumica e rajoneve të varfra në Ballkan janë në një rrugë integrimi që do të thotë se ritmi i rritje së tyre premton afrimin me standardet kombëtare, disa rajone janë në rrugë divergjence, ose jointegrimi. Pra, ekonomia e tyre kombëtare po rritet, kurse këto rajone po pësojnë rënie.

Disa rajone të tjera në Ballkan, të cilat i kanë të ardhurat për frymë në nivele të larta krahasuar me mesataren kombëtare po rriten me ritme të ulëta. Këto janë Banat i Veriut, Banat i Qendrës, Bor dhe Braniceva në Serbi, Pelagonia në Maqedoninë e Veriut, Vlora në Shqipëri./Gazeta Si

Pas

Lagështia në rrugë, aksidentohen 4 futbollistët në Librazhd

Para

Kombëtarja e femrave për turp në Elbasan, thyhet nga Finlanda

Para
Kombëtarja e femrave për turp në Elbasan, thyhet nga Finlanda

Kombëtarja e femrave për turp në Elbasan, thyhet nga Finlanda

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

nga Fast News
12:13 | 15/05/2026
0

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

nga Fast News
11:12 | 15/05/2026
0

Pas zjarrit tek “ARLIS”, këshilla e profesorit të njohur të ndërtimit: Duhet të bëhet vlerësimi i strukturave beton-arme

Nga normat e vjetra tek Eurokodet, një nevojë kombëtare

nga Fast News
11:08 | 15/05/2026
0

BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre

BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre

nga Fast News
11:02 | 15/05/2026
0

Recent News

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

“Do flasë si njeri”/ Mira Murati zbulon teknologjinë që mund të ndryshojë përgjithmonë Inteligjencën Artificiale

12:13 | 15/05/2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

11:12 | 15/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora